Flash

Sula lë të hapur mundësinë për t'ju bashkuar Ramës: Nuk përjashtoj asnjë alternativë

Lapsi.al 20 March 2025
Sula lë të hapur mundësinë për t'ju bashkuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i cili mbeti jashtë listave të kësaj force politike dhe më pas u bashkua me "Shqipëria Bëhet" të Adriatik Lapajt për tu larguar sërish pak ditë më vonë ka deklaruar se nuk do të angazhohet politikisht në fushatë me asnjë parti.

Në një intervistë për Top Channel, Sula është shprehur se grumbullin e ofertave që ka marr po i shqyrton për pas 11 majit, mes tyre nuk përjashton dhe atë të Partisë Socialiste.

“Luan kartën që kur s’të vlerëson shtëpia, domethënë që të vlerëson komshia. Kur ta di komshia, sta di shtëpia. Pra e ke brenda shtëpisë dhe nuk ia di kimetit, por ta di komshia, kjo pastaj nuk është faji im. Është faji i shtëpisë që më mbylli derën, faji i Berishës që nuk vlerësoi kontributet e mia dhe është meritë e kundërshtarit që mi njeh vlerat që bënë të mundur të tërheq të zhgënjyerit”, tha Sula.

Ftesën e Edi Ramës po e merr në konsideratë, por kushtit të tij i përgjigjet me një tjetër kusht duke treguar vijën e kuqe në rast pranimi.

-Kujt i përket tani Dash Sula?

“Asnjë alternativë nuk përjashtoj por e kam të panegociueshme lirinë time si individ politik”, tha ai.

Deputeti demokrat deklaron se pendimit të Berishës, nuk i zë besë. Sula thotë se ky i fundit veprat i ka ndryshe nga fjalët.

“Deklaratat publike të zotit Berisha nuk janë të vërteta. Kanë vendosur të më ndërpresin karrierën politike. Nuk më përfshinë as në listat e mbyllura as të hapura. Dhe rezultati nuk do jetë i dëshiruar më 11 maj. Jo vetëm humbëse por më shumë se humbëse. Fatkeqësisht me trishtim e them”, tha Sula.

Të këshilluara

Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Një prej komentuesve i vu...

09:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI