Flash

SPAK mes Ramës dhe Veliajt

Lapsi.al 20 March 2025
SPAK mes Ramës dhe Veliajt

Prej më shumë se një muaji, që kur SPAK u paraqit në zyrat e bashkisë, për ti vënë prangat kreut të saj, një pandehmë po qarkullon në tryezat mediatike dhe në qarqet politike: kush qëndron pas arrestimit të Erion Veliajt?

Arrest në burg: Çfarë përfiton Edi Rama nga izolimi i Erion Veliajt

Ka nga ata që e shohin me besim dhe optimizëm veprimtarinë e prokurorëve të posaçëm. Ata e konsiderojnë tërë këtë që ndodhi si një rrjedhë normale të drejtësisë së re, e cila është bazuar vetëm tek faktet dhe provat për të shkuar drejt burgosjes së ish delfinit të Ramës. 

Ekziston një teori tjetër, disi më konspirative, që e lidh goditjen e fortë të SPAK me ndryshimet drastike që ndodhën pas 20 janarit në Uashington. 

Sipas saj, fakti që në qendër të perandorisë po fryjnë erëra anti sorosiste, i detyroi prokurorët e posaçëm të kryejnë një akt të fortë, për të pastruar nga kostumet e tyre njollën pesë vjeçare që kishin marrë mbi vete. Dhe çfarë mund ta arrinte më mirë këtë qëllim sesa goditja e dashnorit politik të Aleks Sorisit në Tiranë?

Ka dhe një teori të tretë, sipas të cilës, asgjë nuk ka ndryshuar dhe thjeshtë Erion Veliajn e ka çuar drejt burgut Edi Rama, ashtu siç ka bërë më parë me Kokën, Ahmetajn, Dakon etj. 

Për arsye që ende mbeten mister, eleminimi i delfinit të tij mund të jetë bërë qoftë prej pengesës psikologjike për të bashkëjetuar me një pasardhës, qoftë se i trembej pabesisë proverbiale të Lalit, apo qoftë edhe për të vijuar me politikën e tokës së djegur, të një partie ku ka vetëm bari dhe pastaj thjeshtë një kope me anonimë.

Propaganda/ Lufta me foto për imazhin e të burgosurit Veliaj

Ndonëse për secilën nga këto hipoteza mund të gjesh argumenta pro dhe kundër, ditët e fundit, kjo e treta, pra se SPAK ka vepruar me lejen e Ramës, apo i frymëzuar prej tij, po përforcohet gjithnjë e më shumë. 

Përplasja e ndodhur të mërkurën mes kryeministrit dhe kryetarit në detyrë, se mbështetësit të cilit prej tyre do ti dorzoheshin çelsat e institucionit, është një tregues ulëritës i betejës që ka shpërthyer. Kur Rama ia beson bashkinë Anuela Ristanit dhe më pas Veliaj e shkarkon atë për të vendosur si drejtuese zv/kryetaren tjetër, një besnike të tij si Sara Goxhaj, kur kërcënohen mbështetësit e secilës palë me pushime nga puna, kur situata qesharakëzohet deri aty sa policia e njërit apo tjetrit mos lejojë rivalët të futen në zyra, kjo do të thotë se gjërat kanë shkuar shumë larg.

Kryengritje në bodrumet e PS: I burgosuri Veliaj sfidon Ramën nga qelia! 

Por ka edhe më. Nëse rrëmon në këtë drejtim kujtohesh me lehtësi se në ditët menjëherë pas arrestimit, mediat pranë Veliajt, njëkohësisht edhe mbështetëse të Ramës, akuzuan hapur Belinda Ballukun, se qëndronte pas dëshmisë së Nesti Angonit dhe se e pati furnizuar atë me prova që mund të nxirreshin vetëm nga institucionet e drejtuara prej saj. Po sikur ky pretendim të ish i vërtetë, a mund ta bënte Bela këtë pa bekimin e padronit? Po Ulsi Manja dhe vartësit e tij në drejtorinë e burgjeve, a nuk njoftuan “ma nalt” se i burgosuri më i famshëm i burgut të Durrësit ishte vënë në përgjim? Kush e mori vendimin që Veliaj të mos njoftohej për këtë kurth, për të garantuar edhe më qëndrimin e tij në burg? Po Etjen Xhafajt kush i bërtiti: STOP për të vijuar me mbrojtjen e kryebashkiakut? Po protestat para SPAK-kut kush i ndërpreu, pasi mbaruan dy tre ditët e lotëve të krokodilit? Po mbështetësit e Lalit kush i spastroi nga lista fituese e Tiranës?

Tirana/ Thikat pas shpine të listave të hapura

Pra sherri i hapur i mesnatës të së mërkurës para se të jetë një rastesi, ngjan si epilogu i një startegjie të menduar mirë. 

Dhe nëse kjo logjikë qëndron atëhere arrestimi i Veliajt nga SPAK nuk është më as një akt pavarësie, as një çështje provash apo faktesh. Ai përfton formën e një deja vu-je të prangosjeve të pëparshme të zyrtarëve të lartë, duke mos e ndryshuar aspak dyshimin për një drejtësi me regji. 

Poqese Edi Rama ka shkelur syrin apo ka dhënë urdhrin për ta zhdukur atë të cilit i pëlqente të aktronte pasardhësin kjo do të tregonte se asgjë nuk ka ndryshuar. 

Por, tani për tani, këto janë vetëm dyshime. Ajo që dihet me siguri është se udhëheqësi e ka shirur tashmë Lalin. A ka nisur kjo vetëm tani, si pasojë e rethanave të reja, apo ka qenë pjesë e një plani të mirëmenduar më parë, është ende e vështirë të thuhet. Por nëse kjo pandehmë forcohet është koha që kori i aryre që brohorasin pro SPAK, ta ulë pak frekuencën e kordave zanore. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Klerikët e autoritarizmit

Paralelizmi i Neomalësores që kryeson listën e mbyllur të Partisë Socialiste në Shkodër me Lenka Çukon ka shkaktuar shumë reagime, që nga Kanadjaa, Strasburgu e...

19:39

Lamtumirë Lal, ky ishte fundi

Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë n...

15:55

Sa të reja janë prurjet e reja?

U publikuan listat e partive të mëdha për zgjedhjet e majit 2025 në Shqipëri. Prej njëzet e ca vitesh, qysh prej kohës kur Berisha futi në skenë KOP-in (Komitet...

08:15

Kërcënimi i shqiptarëve nga trampizmi

Sot është e vështirë të imagjinosh se çfarë do kish bërë ndryshe Putini nëse do ish zgjedhur president i SHBA-ve në vend të Trumpit. Poshtërimi i Zelenskyt në S...

20:35

Populizëm shumë, fakte aSPAK

Këtë mëngjes kur hapa celularin, u gjenda përballë një vërshimi jo normal mesazhesh që lidheshin pothuajse të gjitha me episodin e pakëndshëm të largimit tim ng...

14:38

Veliaj, kurban i bosit jo i “Qerosit”

Eshtë e habitshme se si sjellja publike e Erjon Velisë pas arrestimit, përbën sintezën perfekte të të gjithë karrierës së tij politike. E vogël dhe e varfër, pa...

15:35

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI