Flash

Shkoi të merrte vëllanë në aeroport, si ndodhi aksidenti tragjik me 4 viktima

Lapsi.al 20 March 2025
Shkoi të merrte vëllanë në aeroport, si ndodhi aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesnatës së të mërkurës në Fushë-Prezë, ku një automjet me të cilin udhëtonin katër të rinj është përplasur me një betoniere dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Si pasojë e këtij aksidenti tragjik, të gjithë personat që ndodheshin në automjet kanë humbur jetën.

Viktimat janë identifikuar si vëllezërit Enejd dhe Erildi Laçi, Enrikejd Kurti edhe Andi Laçi, të moshës 20-25 vjeç, nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Si ndodhi aksidenti?

Të rinjtë sapo ishin kthyer nga aeroporti i Rinasit, ku kishin shkuar për të pritur Enejd Laçin, i cili ishte kthyer nga Gjermania.

Pas daljes nga aeroporti, ata ishin nisur drejt banesave të tyre, por rruga u kthye në tragjedi për ta.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se betoniereja sapo kishte përfunduar punën dhe ishte futur në rrugë.

Automjeti tip Benz, me të cilin po udhëtonin të rinjtë, ka ardhur nga pas dhe është përplasur me betonieren, duke shpërthyer menjëherë në flakë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Një nga pistat kryesore të hetimit është nëse betonierja kishte sinjalizuesin e ndalimit të vendosur në pjesën e pasme.

Të këshilluara

Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Një prej komentuesve i vu...

09:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI