Flash

Mbante armë pa leje, arrestohet nipi i Lefter Kokës

Lapsi.al 20 March 2025
Mbante armë pa leje, arrestohet nipi i Lefter Kokës

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, të riut Haki Koka iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak që e mbante pa leje. Mësohet se 29-vjeçari është nipi i ish ministrit i Mjedisit Lefter Koka.

Ish-ministri Koka ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve. Më 7 Shkurt, SPAK kërkoi 4 vite burg për ish ministrin në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, por nëse shpallet fajtor, ai do të përfitojë uljen e 1/3 se dënimit duke zbritur në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

"Goditje të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Mbante armë zjarri, pa leje, në banesë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të aksioneve të Policisë, kundër armëmbajtjes pa leje, të bazuara te kontrollet intensive dhe te puna e inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës finalizuan operacionin “Kalibri”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që e mbante pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Liderët europianë mblidhen sot në Bruksel

Liderët e Bashkimit Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën me armë, pavarësisht përpjekjes së Rusisë që të parandalojë dërgimin e armëve...

08:38

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI