Flash

Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej në tremujorin e dytë

Lapsi.al 20 March 2025
Huamarrja në tregun e brendshëm do të ulet më tej në

Qeveria shqiptare ka planifikuar të marrë hua 100 miliardë lekë në tregun e brendshëm financiar gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, shuma planifikuar e huamarrjes do të ulet me 5.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjithashtu, huamarrja e brendshme pritet të jetë më e ulët krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, me rreth 24.5% më pak.

Kjo shumë përfshin huamarrjen e re dhe rifinancimin e instrumenteve të maturuara gjatë periudhës.

Kërkesa më e pakët e qeverisë për huamarrje pritet të mbajë të kufizuara presionet për rritjen e yield-eve në tregun e brendshëm financiar.

Në tremujorin e parë të vitit, yield-et kanë vijuar tendencën rënëse që i kishte karakterizuar gjatë vitit të kaluar.

Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore në ankandin e mesit të muajit mars ra në 2.73%, nga 2.77% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Kjo është hera e dytë që yield-i i bonove 12-mujore bie poshtë normës bazë të interesit. I njëjti nivel ishte shënuar edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

Në muajin shkurt, qeveria shqiptare realizoi emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.

Eurobondi prej 650 milionë eurosh do të shërbejë pjesërisht për të mbuluar deficitin buxhetor të parashikuar për vitin 2025 dhe pjesërisht për të rifinancuar Eurobondin e emetuar në 2018.

Nga Eurobondi 7-vjeçar prej 500 milionë eurosh i vitit 2018, një pjesë prej 133.3 milionë eurosh u shlye para afatit, nëpërmjet një procesi buyback (blerje mbrapsht), të vitit 2023. Shuma e mbetur prej 366.7 milionë eurosh, do të shlyhet në maturim, në vjeshtën e këtij viti, me fondet e siguruara nga Eurobondi i këtij viti. Pjesa e mbetur, prej 283.3 milionë eurosh, do të shkojë për të mbuluar deficitin buxhetor të këtij viti.

Sipas projektbuxhetit të vitit 2025, vlera e përgjithshme e huamarrjes së re të parashikuar për t’u financuar në tregun e brendshëm është 50 miliardë lekë, vlerë e njëjtë me atë të parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2025 pritet të jetë rreth 356.4 miliardë lekë, në rënie me afërsisht 6% krahasuar me vitin 2024. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë do të jenë bonot e thesarit 12-mujore, që do të përbëjnë rreth 51% të vlerës totale të emetimeve. / Monitor

Të këshilluara

Rama fton Dash Sulën ti bashkohet PS-së

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash ...

10:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI