Flash

Berisha: Ne po përjetojmë një diktaturë që Europa nuk e ka njohur kurrë më parë

Lapsi.al 20 March 2025
Berisha: Ne po përjetojmë një diktaturë që Europa nuk e

një takim të veçantë të organizuar nga Departamenti Brain Gain, Partia Demokratike prezantoi “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje e kritikave dhe dështimeve të qeverisë aktuale, ku i pranishëm ishte edhe Lideri i opozitës Sali Berisha. Në fjalën e tij gjatë prezantimit, Berisha, e cilësoi këtë botim si një “autopsi” të regjimit aktual, duke e krahasuar atë me format më të errëta të diktaturave në histori. Më tej Berisha theksoi se Shqipëria po përballet me një formë unike diktature, të panjohur më parë në Europë, ku krimi, droga dhe korrupsioni janë bërë pjesë e sistemit shtetëror.

"Sot ne jemi këtu për librin e tyre ‘Punët e zeza’. Kanë zgjedhur një titull shumë të merituar. Kanë zgjedhur ndoshta të vetmin titull që meritonte ky subjekt, kjo tematikë, kjo çështje. Diktaturat meritojnë vetëm libra të zi.

Ne këtu në Shqipëri kemi rënë në një fatkeqësi të dyfishtë. Së pari, në një diktaturë. Së dyti, në një diktaturë, të cilën Europa kurrë nuk e ka pasur. Kontinenti ynë ka njohur të gjithë format e diktaturave. Ka njohur diktatura teokratike në mesjetën e tij dhe më vonë. Ka njohur diktaturat naziste, komuniste, ka njohur edhe juntat ushtarake. Por nuk ka njohur diktaturat e bandave, e drogës, e krimit.

Kur 20 vite më parë lexoja Samuel Hantigtonin, një libër të tij për diktaturat, gjej aty se ai shkruante se forma më e zezë e diktaturës, më e zezë se sa diktatura naziste, komuniste apo juntat, është diktatura e bandave, diktatura e drogës. Dhe ai jepte argumentet e veta. Nuk e mendoja kurrë që do vinte një ditë që do përballemi në Shqipëri me një diktaturë të tillë. Vështirësia jonë është e madhe sepse ky lloj regjimi nuk është njohur në Europë. Në Europë të flasësh për diktaturë komuniste, naziste, por edhe teokratike, ka një memorie.

Por Europa nuk ka asgj të regjistruar për diktaturat e bandave, e drogës. Diktatori i Tiranës, i cili nuk duhet të harrojmë kurrë ta themi, është pasardhës direkt i një xhelati të diktaturës komuniste, që firmosi, krahas firmës së Ramiz Alisë, për të varur në litar një poet mendjendritur, një poet të jashtëzakonshëm siç ishte Havzi Nela.

Kristaq Rama ishte skulptor, ishte i shkolluar, ishte intelektual. Por ishte skulptor kriminel, intelektual kriminel, ndaj edhe firmoste. Kishte intolerancë të plotë ndaj fjalës së lirë, ndaj kundërshtimit, njëlloj si Edi Rama të njëjtën intolerancë ndaj opozitës, ndaj TikTokut.

Pra, ne kemi një diktator i cili jashtë Shqipërie paraqitet herë si hokatar, me atlete të bardha, paraqet zhgarravina, flet për sport. Kurse brenda ai nuk respekton asnë ligj, as Kushtetutë. Ai njëlloj si Zaedi i Tunizisë arreston tre liderët e partive kryesore opozitare. Merr mandate me gjykata. Përdor prokurorinë politike si armë në duart e tij. Pra, këto janë vështirësi të mëdha tonat, por prapë këta djem dhe vajza dhe ne së bashku kemi zgjedhur të luftojmë, kemi zgjedhur të qëndrojmë seps këto janë të vërtetat më të hidhura për shqiptarët, por janë të vërteta të hidhura edhe për Europën.

Kështu që i parë në këtë kontekst, ky libër merr vlera të jashtëzakonshme. Ky libër i hartuar nga intelektualë të shquar që jetojnë në vende të lira, ka një avantazh shumë të madh në analizën e tij, në fjalorin e tij, në paraqitjen e tij. Vërtet mund të thotë dikush se është propagandë. Është gjithçka e bazuar në të vërteta. Në të vërtetë është autopsia e këtij regjimi 12-vjeçar që shkatërroi materien tonë kombëtare më shumë se çdo luftë, më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo diktaturë e mëparshme," tha Berisha.

Të këshilluara

Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Një prej komentuesve i vu...

09:55

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI