Flash

Anglia e dy padrejtësitë ndaj Shqipërisë: Demollari e Rraklli panë t'i anulohen golat

Lapsi.al 20 March 2025
Anglia e dy padrejtësitë ndaj Shqipërisë: Demollari e

Anglia, shpikësit e futbollit, një prej emrave më të mëdhenj të kontinentit, janë kundërshtari i parë për kuqezinjtë e teknikut Sylvinho. Statistikat e precedentët janë krejtësisht në favor të Tre Luanëve, madje të pakontrastuar në asnjë sfidë zyrtarisht, por jozyrtarisht të paktën dy nga përplasjet direkte mund të kishin përfunduar ndryshe. Sulejman Demollari dhe Altin Rraklli duhet të ndjejnë ende keqardhje për padrejtësinë që iu bë kur u anuluan golat e tyre në mënyrë absurde: fatkeqësisht atëherë nuk kishte VAR dhe as zëvendëspresidenti i UEFA-s nuk ishte numri 1 i FSHF-së.

Për kualifikueset e Kupës së Botës 1990 një gol spektakolar iu anulua Shqipërisë, në ndeshjen në fakt që Anglia e fitoi 5-0 në Wembley. Sulejman Demollari realizoi një gol, që ka mbetur ende pa përgjigje për arsyen e anulimit. E njëjta gjë, por me efekt më të madh, duke qenë se do të ishte goli i barazimit 2-2, i ndodhi sulmuesit Altin Rraklli. Pasi ngushtoi diferencën në 1-2, kavajasi shënoi pas pak minutash edhe golin e dytë, por një pozicion jashtë loje inekzistent i sinjalizuar ndaloi festën në Qemal Stafa. Anglia më pas fitoi 1-3 në Tiranë me golat e Michel Owen (73'), Paul Scholes (85') dhe Andrew Cole (93’).

PRECEDENTËT

Kombëtarja shqiptare e nis fushatën kualifikuese drejt Botërorit 2026 në shtëpinë e kundërshtarit më të fortë, por ndoshta është më mirë kështu. Në fund të fundit vihemi përballë një skuadre që në histori ka dominuar gjithnjë sfidat direkte e me të cilët për ironi të fatit kemi luajtur gjithnjë për eliminatoret e Kupës së Botës. 6 ndeshje e 6 fitore të 3 Luanëve, duke filluar nga 8 marsi i 89’.

Takimin e parë në Wembley e kemi luajtur në prill dhe 5-0 ishte ikonike për prezencën e Nallbanit 17 vjecar mes shtyllave. Në mitikun e Londrës nuk kemi kujtime të mira, me 12 gola të pësuar në 3 ndeshje e asnjë të shënuar. Në fakt, ai i shënuar nga Rraklli në 28 mars 2001 në sfidën e humbur 1-3 në Tiranë, kundër Bekham, Owen, Ferdinand e yjeve të tjerë të Anglisë, është i vetmi i shënuar nga anglezëve, ndërsa në total janë 19 gola të pësuar prej tyre.

Herën e fundit që u përballëm me 3 Luanët, në vitin 2021, në pankinë ishte Reja dhe në fushë shumë nga lojtarët që Sylvinho i ka tashmë pjesë të gardës së tij. Janë për tu përballuar Kane, Foden, Rashford apo shumë lojtarë të tjerë të nivelit Botëror, por kuqezinjtë e atëhershëm kanë sot më shumë siguri, mbi vete, para së gjithash.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI