Flash

Aksidenti tragjik, 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda

Lapsi.al 20 March 2025
Aksidenti tragjik, 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin

Një aksident i rëndë ndodhi gjatë mesnatës në Fushë-Prezë ndërsa janë identifikuar katër të rinjtë që humbën jetën ku dy prej tyre, Enejdi dhe Erildi Laçi, janë vëllezër.

Personat që humbën jetën pas zjarrit në automjetin e aksidentuar janë katër të rinj të moshës 20-25 vjeç: Enejdi Laçi, Erildi Laçi, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, të gjithë nga fshati Borizanë i Fushë-Krujës.

Aleksandër Krrashi, shoferi 24-vjeçar i betonieres nuk ishte i pajisur me leje drejtimi për mjetet e rënda.

Ndërkohë nga ana tjetër ekspertët po presin përgjigjen nga mjekësia ligjore për të parë nëse katër të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit apo të lëndëve narkotike.

Mësohet se pranë vendit të aksidentit, në afërsi të një karburanti ndodhet një biznes në anën e Rinasit që prodhon beton.

Betonierja pasi ishte mbushur, ka dalë në rrugë dhe është nisur në drejtim të Fushë Krujës. Nuk ka lëvizur më shumë se 20 metra kur ka ndodhur përplasja fatale.

Makina me 4 të rinjtë ka ardhur me shpejtësi shumë të lartë nga ana e Vorës dhe e ka goditur nga prapa betonieren, dhe menjëherë ka shpërthyer në flakë pasi makina ka qenë me gaz-benzinë.

Pritet ekspertiza e ekspertëve për të përcaktuar shpejtësinë që ka patur mjeti me 4 viktimat brenda. Në vendngjarje nuk ka shenja frenimi, çka tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar fare dhe më pas ka përplasur nga pas betonieren.

Të këshilluara

Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Një prej komentuesve i vu...

09:55

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI