Flash

Tragjedia në Koçan/ Nis mbyllja e shumë objekteve pa leje në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 19 March 2025
Tragjedia në Koçan/ Nis mbyllja e shumë objekteve pa leje

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur 15 restorante pasi tragjedisë në një disko në Koçan ku humbën jetën 59 persona. Zëdhënësja e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, bëri me dije se janë mbyllur objekte të hotelerive si kabare, klubet e natës dhe diskotekat.

Ajo vuri në dukje se Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 50 kontrolle në objektet e regjistruara si kabare dhe diskoteka, duke konstatuar se vetëm 22 kishin licencë të vlefshme, ndërsa 15 nuk kishin ose kishin licencë të skaduar. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka ndaluar funksionimin e të gjitha objekteve pa leje.

Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës "Pulse", në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 59 persona dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike. Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë, ndërsa vendi ka shpallur një javë zie kombëtare.

Të këshilluara

Rama fton Dash Sulën ti bashkohet PS-së

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash ...

10:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI