Flash

Shtëpia e barit në Laknas, arrestohen dy vëllezër dhe punonjësi i OSHEE-së

Lapsi.al 19 March 2025
Shtëpia e barit në Laknas, arrestohen dy vëllezër dhe

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia gjatë një operacion mbrëmjen e së hënës pasi kishin përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit. Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, 66 vjeçari me iniciale Z. M., , pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në pranga u vendos edhe punonjësi i OSHEE-së, 29-vjeçari me iniciale E. P., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor të koduar “Llamba”, në kuadër të të cilit u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç.

Po ashtu, në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi E. P., 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Analiza: Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën

Aeroplanët luftarakë izraelitë realizuan gjatë orëve të ditës së hënë një valë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke thyer një armëpushim të brishtë që është rua...

08:08

Këmbimi valutor për këtë të mërkurë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.6 lekë...

08:05

Korça zbardhet nga bora

Juglindja e vendit është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë celsius ditën e sotme mo...

14:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI