Flash

Kuqezinjtë mbërrijnë në Londër, shqetëson mbrojtja: stërvitja zyrtare në Wembley

Lapsi.al 19 March 2025
Kuqezinjtë mbërrijnë në Londër, shqetëson
Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Londër, ku të premten më 21 mars, në “Wembley Stadium” në orën 20:45, do të luhet ndaj Anglisë ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës. Pasi kanë kryer seancën stërvitore paradite në Shtëpinë e Futbollit, kuqezinjtë kanë fluturuar për transfertën e vështirë në tokën angleze. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar të gjithë lojtarët e grumbulluar. Me të mbërritur në Londër, kuqezinjtë u akomoduan menjëherë në hotel. Shqetëson disi situata e Ardian Ismajlit, edhe pse rezonanca ka përjashtuar dëmtim të mbrojtësit të Empolit, që të martën doli para kohe nga stërvitja. Kumbulla në anën tjetër nuk është stërvitur asnjëherë me ngarkesë të plotë bashkë me grupin, por për qendërmbrojtësin e Espanyol stafi teknik do të vendosë pas seancës zyrtare të së enjtes. Lexo më tej: Nisin problemet për Sylvinhon: Kumbulla më vete, Ismajli e mbyll stërvitjen para kohe Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, pikërisht pasi të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në orën 19:00 të së enjtes në “Wembley Stadium”. Ndërkohë që para seancës stërvitore trajneri Sylvinho dhe një lojtar do të jenë në konferencën zyrtare për shtyp, në orën 18:15.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI