Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kreu i KiE: Rusia është kërcënim kolektiv për Europën

Lapsi.al 19 March 2025
Kreu i KiE: Rusia është kërcënim kolektiv për

Kreu i Këshillit të Europës, Antonio Kosta, ka deklaruar gjatë një interviste për AFP-në se Rusia përfaqëson një kërcënim kolektiv për Europën.

"Sigurisht që fqinjët e Rusisë janë më të shqetësuarit. Por është esenciale që të kuptohet se ky është një kërcënim kolektiv".

I pyetur mbi armatimin e Europës, Costa ka sqaruar se aktualisht emergjenca e sigurisë imponon blerjen e armëve kudo ku është e mundur.

"Sigurisht në planin afatgjatë, ajo çfarë vlen nuk është vetëm prokurimi por prodhimi. Dhe për këtë ne duhet të rifuqizojmë industrinë tonë dhe bazën teknologjike. Çka po e bëjmë tashmë. Sfida e madhe është të gjejmë se për çfarë kemi nevojë"

Lidhur me telefonatën mes Putin dhe Donald Trump, Costa ka riëprsëritur qëndrimin e BE-së se nuk mund të ketë negociata paqeje për Ukrainën pa Ukrainën.

"Vetëm Ukraina si një shtet sovran mund të vendosë se kur, si dhe sa larg këto negociata mund të shkojnë. Por unë besoj se çdokush, së pari dhe sidomos SHBA ka kuptuar se çështja nuk është vetëm për Ukrainën, por për sigurinë e Europës sit ë gjithë".

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI