Flash

I akuzuar për korrupsion dhe terrorizëm, arrestohet kryebashkiaku i Stambollit

Lapsi.al 19 March 2025
I akuzuar për korrupsion dhe terrorizëm, arrestohet kryebashkiaku i

Policia turke ka arrestuar ditën e sotme kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Dyshohet se Imamoglu është arrestuar si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara për korrupsion dhe terrorizëm.

Sipas mediave vendase prokurorët lëshuan gjithashtu urdhër për 100 persona të tjerë. Autoritetet mbyllën disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Imamoglu postoi një video në rrjete sociale pas arrestimit ndërsa e ka cilësuar këtë të fundit si "Një goditje ndaj vullnetit të kombit". Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoglu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza si të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.

Të këshilluara

Korça zbardhet nga bora

Juglindja e vendit është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë celsius ditën e sotme mo...

14:11

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI