Flash

Giggs i mbytur në borxhe, mbyll restorantin në Mançester: detyrohet gjysmë milioni

Lapsi.al 19 March 2025
Giggs i mbytur në borxhe, mbyll restorantin në Mançester:

Jeta përtej futbollit për Ryan Giggs nuk po i sjell ndonjë kënaqësi të veçantë. Legjenda e Manchester United kishte hapur në vitin 2014, së bashku me dy miq të fëmijërisë, restorantin George’s Dining Room and Bar, i cili prej disa muajsh ishte mbyllur në rrethana misterioze. E vërteta ka dalë në dritë vetëm së fundmi, duke zbuluar se uellsiani është në fakt i mbërthyer nga borxhe që arrijnë rreth gjysmë milioni euro.

Një shumë e jashtëzakonshme që e ka detyruar të mbyllë biznesin pas më shumë se dhjetë vitesh aktivitet, pa dhënë asnjë komunikim për klientët, të cilët në një moment të caktuar e gjetën derën e lokalit të mbyllur dhe të mbuluar me një mesazh misterioz. Sipas The Sun, në fillim të këtij muaji restoranti u mbyll përfundimisht për shkak të borxheve të mëdha, një situatë për të cilën as punonjësit nuk ishin në dijeni.

Giggs i mbuluar nga borxhet

Pas një karriere të gjatë si futbollist, të kaluar e gjitha te Manchester United, Giggs u rikthye në botën e futbollit duke punuar disa herë si ndihmës trajner në klubin e jetës së tij, përpara se të pranonte postin e trajnerit të Uellsit, ku qëndroi për katër vjet. Që nga viti 2022 nuk punon më si trajner, por paralelisht me këtë karrierë kishte nisur edhe një tjetër si pronar restoranti, duke hapur lokalin e tij në vitin 2014 së bashku me Kelvin Gregory dhe Bernie Taylor, dy shokë të vjetër të shkollës.

George’s Dining Room and Bar, i vendosur në Worsley, afër Manchesterit, ishte mbyllur prej disa javësh me një njoftim që thoshte se do të qëndronte i mbyllur “vetëm për fundjavën”, një mesazh që ishte shfaqur papritur në derën e lokalit.

Në realitet, aktiviteti është likuiduar sepse kishte akumuluar borxhe që tejkalonin gjysmë milioni euro, të pamundura për t’u shlyer. Giggs dhe ortakët e tij nuk kishin dhënë asnjë informacion deri në fund, duke i surprizuar madje edhe punonjësit, të cilët u informuan për mbylljen në të njëjtën ditë. Pagat e tyre do të shlyhen “kur të vijë momenti i duhur”, ashtu si edhe shpërblimet e largimit, duke krijuar një situatë vërtet të vështirë për të gjithë ata që mbetën papritur pa punë.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI