Flash

Berisha: Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen

Lapsi.al 19 March 2025
Berisha: Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në pushtet brenda 100 ditëve të para votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë.

Ai tha se e gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje. Berisha shtoi se Vilma Nushi dhe Tom Doshi do humbasin çdo licencë dhe do ndëshkohen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

100 ditët e para, garantoj çdo qytetar shqiptar, se: Një, votohet ligji në parlament në të cilin përcaktohet se në Shqipëri nuk mund të shitet asnjë ilaç që nuk shitet në të paktën dy vende anëtare të BE si garanci që qytetarët shqiptarë do marrin ilaçet me cilësinë më të lartë. E gjithë kostoja në paketën e rimbursimit do paguhet nga qeveria për këtë lëvizje.

Dy vetë procedohen, Vilma Nushi dhe Tom Doshi humbasin çdo licencë dhe shitja e ilaçeve që kanë bërë ata jashtë standardeve do u rikthehet në masa ndëshkimore shembullore, pasi mali, po t’i bëje dhimbjet njerëzore për shkak të ilaçeve që nuk veprojnë, arrijnë një mal i tërë. E keni parë ju në Vuno fshatin pa leje të Vilma Nushit? Nushët në të gjithë dokumentet ishin varfanjakë. Edhe stërgjyshi i Ramës, që tani na del pronar, kishte 4 dhi me dokumente.

Thomai kishte 4 dhi në vathë. U vërsulën tek tokat, absolutisht do t’u merren toka e ndërtime e çdo gjë. Paralajmëroj të gjithë ata që do blejnë në fshatin Rama-Nushi, Nushi-Rama do u konfiskohen vilat. E kemi thënë, auditi i përgjithshëm ka të dhëna të reja shumë interesante që do ua paraqes unë këtu për plaçkitjen që bëri Rama me Nushët tokave në Dhërmi. Do ua sjell këto dokumentet. Të shihni ju se çfarë falsifikimesh janë bërë, do çuditeni.

Të këshilluara

Rama fton Dash Sulën ti bashkohet PS-së

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që zhvilloi këtë të mërkurë me kandidatët për deputet në Qarkun e Elbasanit la të hapur mundësinë që deputeti demokrat Dash ...

10:26

Analiza: Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën

Aeroplanët luftarakë izraelitë realizuan gjatë orëve të ditës së hënë një valë bombardimesh në Rripin e Gazës, duke thyer një armëpushim të brishtë që është rua...

08:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI