Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Zelensky: Putin nuk është gati për t'i dhënë fund luftës

Lapsi.al 18 March 2025
Zelensky: Putin nuk është gati për t'i dhënë fund

- Volodymyr Zelensky ka reaguar ndaj telefonatës mes presidentit amerikan, Donald Trumpit dhe homologut rus, Vladimir Putinit.

Presidenti ukrainas tha fillimisht se shpreson që Trumpi ta informojë për detajet e bisedës, por shtoi se mbështet propozimin për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike për 30 ditë.

Ai theksoi se Ukraina do të mbështeste çdo ide që çon në një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë, por se një armëpushim i pakushtëzuar do të ishte një hap më i mirë përpara.

Megjithatë, lideri ukrainas paralajmëroi se bisedimet për Ukrainën, pa pjesëmarrjen e Kievit, nuk do të sjellin rezultate

Lidhur me ofertën e Rusisë për të liruar 23 ushtarë ukrainas të plagosur rëndë, Zelensky tha se lirimi i të gjithë të burgosurve do të ishte mënyra e vërtetë që Rusia të tregonte seriozitetin për bisedimet e paqes.

Sa i përket kërkesës së Putinit për ndalimin e ndihmës ushtarake dhe ndarjes së informacioneve të inteligjencës nga vendet e huaja, Zelensky tha se aleatët e Ukrainës nuk do ta pranonin kurrë një lëvizje të tillë dhe se ai shpreson që të vazhdojnë furnizimet nga aleatët.

Të këshilluara

Trump, hakmerret ndaj fëmijëve të Biden

Donald Trump urdhëroi heqjen e mbrojtjes personale për djalin dhe vajzën e paraardhësit të tij, Joe Biden. “Hunter Biden kishte mbrojtje nga Shërbimi Sekret ...

10:37

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI