Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Trump, hakmerret ndaj fëmijëve të Biden

Lapsi.al 18 March 2025
Trump, hakmerret ndaj fëmijëve të Biden

Donald Trump urdhëroi heqjen e mbrojtjes personale për djalin dhe vajzën e paraardhësit të tij, Joe Biden.

“Hunter Biden kishte mbrojtje nga Shërbimi Sekret për një periudhë të gjatë kohore, të financuar plotësisht nga taksapaguesit amerikanë. Ka deri në 18 persona në këtë ekip mbrojtës - kjo është absurde!”, tha në “Truth Social”, Donald Trump.

Tani e tutje, Hunter (55 vjeç) dhe Ashley Biden (43 vjeç) duhet të kujdesen për sigurinë e tyre.

Shërbimi Sekret është përgjegjës për mbrojtjen e politikanëve të rangut të lartë, dhe nuk kujdeset vetëm për sigurinë e të zgjedhurve në detyrë, por edhe të ish-të zgjedhurve apo të afërmve të tyre. Pas marrjes së presidencës, Trump hoqi mbrojtjen nga njerëz të ndryshëm – si ish-Sekretari i tij i Shtetit, Mike Pompeo dhe ish-këshilltari i tij John Bolton.

"Ne jemi të vetëdijshëm për vendimin e presidentit për t'i dhënë fund mbrojtjeve për Hunter dhe Ashley Biden", tha Shërbimi Sekret. “Shërbimi Sekret do të pajtohet me këtë vendim dhe po punon në mënyrë aktive me ekipet mbrojtëse dhe Shtëpinë e Bardhë për të siguruar pajtueshmërinë sa më shpejt të jetë e mundur.”

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI