Flash

Tragjedia në RMV: Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive në radhët e policisë

Lapsi.al 18 March 2025
Tragjedia në RMV: Bastiset Komuna e Koçanit, shkarkime masive

Policia dhe Prokuroria në Maqedoninë e Veriut kanë ndërmarrë një operacion bastisjeje në Komunën e Koçanit, si pjesë e hetimeve për tragjedinë e rëndë që ndodhi në një klub nate në këtë qytet. Autoritetet po kërkojnë dokumente që mund të hedhin dritë mbi veprimet e paligjshme të zyrtarëve komunalë, të cilët dyshohet se kanë lejuar funksionimin e paligjshëm të lokalit që u përfshi nga flakët, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Paralelisht me hetimet, Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka marrë vendimin për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë të policisë në Shtip dhe Koçan, si pjesë e përgjegjësisë institucionale për tragjedinë. Të shkarkuarit përfshijnë:

Dejan Saltirovski – Shefi i Sektorit për Punë të Brendshme në Shtip

Ndihmës shefi i SPB Shtip

Shefi i Njësisë së Policisë Shtip

Shefi i Njësisë së Policisë Kriminale Shtip

Marija Manevska – Shefja e Njësisë për Punë të Brendshme në Koçan

Komandanti i Stacionit Policor në Koçan

Shefi i Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminale në Koçan

Në një deklaratë për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se shkarkimet janë pjesë e një procesi të gjerë ristrukturimi për të vendosur përgjegjësi pas ngjarjes tragjike. Më shumë detaje pritet të jepen gjatë një konference për shtyp të planifikuar për më vonë gjatë ditës.

Zjarri masiv në klubin e natës “Pulse” në Koçan shkaktoi një bilanc të rëndë tragjik: 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar zemërim të madh në Maqedoninë e Veriut.

Në përgjigje të kësaj tragjedie, qytetarët e Koçanit zhvilluan një protestë masive, duke kërkuar ndëshkim për të gjithë personat përgjegjës. Ndërkohë, qeveria ka shpallur 7 ditë zie kombëtare për të nderuar viktimat.

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka marrë urdhër nga ekzekutivi për të kryer kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha klubet e natës dhe objektet e hotelerisë për të verifikuar nëse ato plotësojnë kushtet e sigurisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri u shkaktua nga spërkatësit për efekte vizuale skenike, të cilët ndezën çatinë e klubit, e ndërtuar me materiale të ndezshme. Më pas, u konfirmua se klubi operonte me një licencë të falsifikuar dhe nuk kishte sisteme të duhura të sigurisë kundër zjarrit.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e klubit, i cili tentoi të arratisej, si dhe 19 persona të tjerë, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë shtetërorë të dyshuar për lejimin e funksionimit të paligjshëm të lokalit.

Kryeministri Hristijan Mickoski ka reaguar ashpër ndaj ngjarjes, duke e cilësuar atë si një “vrasje masive” të shkaktuar nga korrupsioni dhe neglizhenca institucionale. Ai ka premtuar se të gjitha përgjegjësitë do të zbardhen dhe se askush nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Hetimet po vijojnë në të gjitha nivelet dhe pritet që në ditët në vijim të dalin të tjera fakte mbi këtë tragjedi që ka tronditur Maqedoninë e Veriut.

Të këshilluara

Korça zbardhet nga bora

Juglindja e vendit është zgjuar në pushtetin e reshjeve të dëborës. Në qoftë se para disa ditësh temperaturat në Korçë shënuan 23 gradë celsius ditën e sotme mo...

14:11

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI