Flash

Tragjedia në Koçan, tre nga të plagosurit dërgohen në Athinë për mjekim

Lapsi.al 18 March 2025
Tragjedia në Koçan, tre nga të plagosurit dërgohen në

Tre nga të plagosurit e Koçanit janë dërguar me helikopter në Athinë për mjekim më të specializuar. Sipas informacioneve, tre të plagosurit janë dërguar në repartin e djegieve të spitalit ushtarak të Athinës. Një 19-vjeçar dhe dy 25-vjeçarë të plagosur po trajtohen tashmë në ICU të repartit të djegieve të spitalit “Papanicolaou” në Selanik.

Gjithashtu tre të plagosurit po monitorohen nga afër nga kirurgët plastikë. Po ashtu edhe dy të rinj të tjerë të cilët kanë pësuar djegie ndodhen në spital duke marrë mjekim.

Pas aksidentit tragjik në Maqedoninë e Veriut dhe bisedës telefonike mes ministrit të Jashtëm grek Jorgo Gerapetritis dhe ministrit të jashtëm Greqia mori përsipër të gjitha viktimat e djegura të kërkuara nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile. Gjithsej 18 të plagosur do të trajtohen në spitalin Papanikolaou në Selanik dhe në spitalet ushtarake në Athinë dhe Selanik.

Zjarri në lokalin e natës në Koçan shpërtheu në orët e para të së dielës pasi shkëndijat e mjeteve piroteknike, të përdorura për efekt ndriçimi, ia vunë flakën çatisë. Rreth 500 njerëz ndodheshin në klubin e natës kur zjarri shpërtheu teksa Grupi DNK po performonte. Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan se çatia e lokalit u dogj dhe u shemb në disa vende, duke lënë të ekspozuara dhe të nxira trarët e tij të brendshëm prej druri.

Si pasojë e zjarrit 59 persona humbën jetën dhe mbi 155 të tjerë mbetën të plagosur. Gjithashtu 20 prej të lënduarve dhe tre të vdekur janë nën moshën 18-vjeçare,  Mbi 155 persona janë shtruar në spitale kryesisht në klinikat e Shkupit dhe qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit. Po ashtu 20 prej të lënduarve janë në gjendje të rëndë. Disa pacientë u dërguan për mjekim në Bullgari, Serbi dhe Greqi.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI