Flash

“Te Inter më tallin, thonë do pësoni 6 gola”: Asllani sfidon parashikimet me Anglinë

Lapsi.al 18 March 2025
“Te Inter më tallin, thonë do pësoni 6 gola”: Asllani
“Janë skuadër shumë e fortë, janë një ekip fizik. Kanë lojtarë shumë teknik dhe i njohim shumë mirë. Besoj se nuk duhet të mendojmë shumë, por të luajmë me shpirt e zemër. Të mos shkojmë atje si turist se gjithmonë kur të hyjmë në fushë të hyjmë për fitore”. Kristjan Asllani do të jetë një nga lojtarët me pritshmëritë më të larta të Kombëtares, për ndeshjen me Anglinë. Mesfushori kuqezi, që po merr vëmendje edhe te Inter e di mirë kujt skuadre po i shkojmë përballë. Historia ka treguar se ndaj Anglisë kemi marrë vetëm humbje, por kjo gjë nuk e demoralizon. Asllani mendon se është një ndeshje për tu luajtur dhe do të provojë të bëjë maksimumin për të ndryshuar trendin e rezultateve: “Ndeshja fillon 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren”. Lexo më tejVideo/Kombëtarja, mbërrijnë të gjithë lojtarët: Sylvinho merr përforcime në Superiore Në fund edhe një batutë, që megjithatë tregon mendimin e përgjithshëm në këtë përballje me Anglinë e Tuchel: “A kam folur me shokët për këtë përballje? Në fakt të gjithë janë tallur me ne. Na thonë do të pësoni 5-6 gola dhe do të shkoni në shtëpi. Ne do të hyjmë në fushë për të luajtur fort. E dimë se do na sulmojnë se kanë lojtarë të shpejtë, por ne nuk kemi asgjë për të humbur. Ekipi ka shumë harmoni dhe skuadra është e mirë. Të gjithë duan të ikin në Botëror dhe do të luftojnë shumë”, e mbylli Asllani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI