Flash

Shqipëria në nivelin më të ulët të cilësisë së arsimit në botë

Lapsi.al 18 March 2025
Shqipëria në nivelin më të ulët të

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin (ECA) sipas vlerësimeve të Bankës Botërore në raportin e fundit “Greater Heights, Growing to High Income in Europe and Central Asia”.

Nëse nuk përmirësohet cilësia arsimore, Shqipëria dhe vendet e rajonit ECA nuk do ta kalojnë pragun e të ardhurave të mesme në të larta as për dy gjenerata, lajmëron Banka. Shqipëria u kualifikua në nivelin më të ulët të cilësisë në Arsimin e lartë si në raport me Rajonin ECA, ashtu edhe vendet e tjera të botës. Banka vë në dukje se arsimit nxit talentet, të cilat më pasi garantojnë prosperitetin.

Në Rajonin ECA ku bën pjesë edhe Shqipëria, probabiliteti që fëmijët të jenë më të arsimuar se prindërit e tyre ka rënë. Megjithatë, një pikë e vetme pozitive është se mundësia që fëmijët të ndjekin arsimin e lartë, edhe nëse prindërit e tyre nuk e kanë ndjekur, është rritur.

BB këshillon se arsimi fillor dhe i mesëm duhet të ofrojë aftësi bazë, ndërsa institucionet e arsimit të lartë duhet të prodhojnë inovatorë, duke forcuar kështu forcat e krijuese.

Cilësia e arsimit fillor dhe të mesëm, e matur përmes rezultateve të Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) për 15-vjeçarët ka qenë në rënie, një trend që nisi para pandemisë së Covid-19 dhe më pas u përkeqësua prej saj. Gjatë dekadës së fundit, rezultatet e matematikës në PISA në rajonin ECA ku bën pjesë Shqipëria kanë rënë me ekuivalentin e një viti të plotë shkollimi.

Banka konsideron se një nga çështjet më urgjente në rajon është efektiviteti i arsimit dhe trajnimit profesional. Pothuajse 45% e nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta në rajon, dhe deri në 80% në disa vende, drejtohen drejt arsimit profesional që në fillim të karrierës së tyre shkollore. Në Shqipëri arsimi profesion ndiqet vetëm nga 17 % e nxënësve.

Por ndërsa programet e arsimit profesional shpesh promovohen si një rrugë e vlefshme për të përmirësuar punësimin, ato shpesh nuk arrijnë t’i pajisin studentët me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një treg pune në ndryshim të shpejtë.

Situata është edhe më e zymtë në universitete. Cilësia e arsimit të lartë është më e ulët se niveli i pritur. Në vende si Shqipëria diploma ka më shumë rëndësi sesa marrja e njohurive apo aftësive.

Duke qenë se individët me arsim të lartë kanë më shumë gjasa të bëhen inovatorë, cilësia e dobët e arsimit universitar përbën një rrezik ekzistencial për perspektivat e rritjes afatgjatë të rajonit.

Në renditjen botërore të universiteteve sipas Times Higher Education, vetëm një universitet nga rajoni ndodhet mes 100 më të mirëve, dhe vetëm nëntë universitete janë renditur ndër 500 më të mirat. Shqipëria nuk bën pjesë në asnjë nga këto renditje, duke i përkeqësuar edhe me tej pozitat e vendit.

Banka Botërore vëren se disa nga shkaqet kryesore të cilësisë së ulët të arsimit të lartë përfshijnë:

Se pari kapja akademike (kur universitetet i japin përparësi interesave politike ose interesit të tyre, mbi ekselencën akademike), financimin e pamjaftueshëm, kurrikulat e vjetruara, mungesën e infrastrukturës moderne dhe përhapjen e tepërt të institucioneve të arsimit të lartë.

Së dyti talenti nuk zhvillohet vetëm përmes sistemit arsimor. Shoqëritë që nuk arrijnë të punësojnë individë të talentuar humbasin mundësinë për të krijuar një popullsi produktive, veçanërisht midis grave, të cilat në rajonin e ECA janë zakonisht më të arsimuara se burrat.

Pa veprime urgjente për të frenuar rënien e cilësisë së arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë dhe për të përmirësuar shpërndarjen e talenteve në tregun e punës, vendet me të ardhura mesatare (MICs) në rajon nuk do të jenë në gjendje të arrijnë statusin e vendeve me të ardhura të larta brenda një ose dy gjeneratave.

Banka këshillon autoritetet në Shqipëri të inkurajohen dhe të marrin në konsideratë politika që përmirësojnë./Monitor

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.8 lekë...

08:10

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI