Flash

Rama: Kavajsit nuk mund të rrehen me një thes miell

Lapsi.al 18 March 2025
Rama: Kavajsit nuk mund të rrehen me një thes miell

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë me përgjigjet e pyetjeve të komentuesve në rubrikën Sy m'sy.

Një komentues ka folur për gjendjen në situatën e Kavajës teksa ka thënë se banorët e këtij qyteti nuk gënjehen me një thes miell. Lidhur me këtë Rama thotë se PS ka bërë shumë për qytetin e Kavajës, i cili sipas kreut të qeverisë dikur ishte e pazhvilluar ndërsa tani ka rilindur.

Më tej Rama ka sjellë në vëmendje edhe primaret e zhvilluara në këtë qytet, ndërsa i thotë komentuesit që është e pamundur të mendosh të votosh opozitën pas manipulimit të rezultatit të primareve dhe listave të kandidatëve të zgjedhur për të garuar më 11 Maj.

Rama: Mos të të rrej mendja ty që me bufin e kënetës ka ndonjë shanc Kavaja. Në Kavajë ne e treguam çfarë dinim të bënim. Kavaja ishte një xhep fallso, kishte vetëm pluhur njerëz që shisnin fara, dhe ne e rilindëm. Sot Kavaja është bërë qytet sepse na dha ne besimin. Këtë të vërtetë ti s'mund ta mohosh. Në Kavajë ka ndodhur diçka që unë them se mileti demokrat i Kavajës duhet ta marrë si një ofendim. Sepse u çuan demokratët e Kavajës votuan për pseudoprimaret nxorrën dhe kandidatin më të votuar dhe në fund paff e hëngri bufi. Jua hëngri bufi kandidatët. Zbret me ato flokët sikur ka zbrit nga motorri ngre dy gishta dhe shnet mirupafshim dhe shihemi pas dy vjetësh. Unë them që kjo punë nuk është kështu. Në zgjedhjet e 11 Majit nuk është çështje partish fare.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.8 lekë...

08:10

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI