Flash

Pësoi infarkt, Bove rrëfen çastet në ambulancë: "Kërkoja t’i kafshoja të gjithë"

Lapsi.al 18 March 2025
Pësoi infarkt, Bove rrëfen çastet në ambulancë:

Edoardo Bove është kthyer të flasë për momentin më të vështirë të jetës, duke treguar se si po i përjeton këta muaj larg futbollit, kujtimet e atij momenti të tmerrshëm dhe të ardhmen e tij. “Ende nuk kam një diagnozë të saktë dhe kjo për mua është edhe më e rëndë, sepse jetoj mes pasigurive dhe ulje-ngritjeve. Një ditë ndihem mirë, një ditë më vonë më vjen një rezultat i ri kontrolli. Për mua, futbolli ka qenë gjithmonë rruga ime. Tani po filloj të jetoj ndryshe, sepse kam një jetë krejtësisht tjetër. Nga njëra anë është bukur sepse kam më shumë liri, por nga ana tjetër, ndiej se nuk jam më Edoardo i mëparshëm. Do të përpiqem të luaj sërish, ia detyroj familjes sime dhe sakrificave që kam bërë, por edhe për moshën që kam. Sigurisht, gjithçka varet nga miratimi i mjekëve.”

Kujtimet e atij momenti dramatik

“Kur u zgjova, gjëja e parë që bëra ishte të shihja përsëri ato imazhe – tha Bove -, sepse nuk kuptoja çfarë kishte ndodhur. Fillimisht nuk më shqetësonin, por tani, kur i rishoh pas kaq kohe, më vjen më keq. Më duket sikur po bëj hapa pas në procesin tim mendor dhe më dalin pyetje të çuditshme, si ‘Pse unë nuk mund të luaj, ndërsa të tjerët po?’. Pastaj e kuptoj se jam me fat, madje e realizova menjëherë, sepse pashë se sa shumë ishin frikësuar të gjithë. Megjithatë, pas kësaj, ndihesh edhe në faj kur mendon kështu. Nuk di si ta shpjegoj, është thjesht pjesë e këtij procesi.”

Ajo që kujton nga Fiorentina-Inter

“Më kujtohen edhe aksionet që ndodhën para asaj ngjarjeje. E mbaj mend atë çerek ore. Kur Lautaro shënoi dhe goli u anulua, ndieja që më sillej koka, por nuk më rrihte zemra më fort. Mendova se ishte nga ushqimi, nuk ndieja asgjë në kraharor. U ula gjoja për të lidhur këpucët, për të kuptuar çfarë po ndodhte. Kur u ngrita, rashë përsëri. Nuk ndjeva asnjë dhimbje në kraharor, dhe ky ishte një nga pyetjet e para që më bënë mjekët. E di që për secilin është ndryshe, por unë nuk pata asnjë shenjë paralajmëruese nga zemra. Kur u zgjova, nuk mbaja mend asgjë dhe mendova se kisha pësuar një aksident. Më thanë se në ambulancë kisha bërë një rrëmujë të madhe pas ringjalljes. Mundoja të kafshoja të gjithë, isha totalisht i çoroditur, por nuk kujtoj asgjë nga ajo pjesë. Personat e parë që pashë ishin familjarët e mi, por nuk e mbaj mend as këtë moment. Ajo që më ka lënë më shumë përshtypje është se si truri ynë krijon mekanizma mbrojtës për të na bërë të harrojmë disa gjëra.”

Telefonata e Christian Eriksen

Bove zbuloi edhe një prapaskenë interesante: telefonatën e Christian Eriksen, i cili përjetoi të njëjtën situatë në vitin 2021. “Më telefonoi menjëherë, edhe pse nuk e njihja personalisht. Ishte shumë i sjellshëm, më tregoi mbështetjen e tij. Në fund të fundit, ka një lloj afërsie mes atyre që kanë përjetuar diçka të tillë. Më tha që gjëja më e rëndësishme tani është të jem i qetë, të pushoj dhe të qëndroj me familjen time”.

Lexo më tej: Infarkti e privoi nga futbolli, Bove bën gjestin prekës: i vetëm në fushën e zbrazët

Dhimbja e familjarëve

“Kur sheh njerëzit e tu të dashur në vështirësi, ndihesh i pafuqishëm, dhe kjo është ajo që më ka bërë të ndihem më keq. Pastaj, dolën shumë lajme të pavërteta për situatën time, të gjithë thoshin ç’të donin, duke cenuar qetësinë e familjes sime. Si personazh publik, unë jam mësuar me këtë, por ata jo, dhe kjo më ka lënduar shumë, sepse nuk mund të bëja asgjë për t’i ndihmuar. Më dhanë gjithçka edhe pse po kalonin një moment kritik, dhe për këtë nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm. Në fillim, mbase e përjetova me shumë maturi këtë situatë. Familja ime ishte në stadium atë ditë, fatmirësisht, kështu që mund të më ndiqnin menjëherë. Pjesa më e vështirë ishte nata, sepse ata nuk e dinin nëse do të kisha dëmtime në tru”, e mbylli Bove.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI