Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Nafta mban në këmbë eksportet në muajt janar-shkurt

Lapsi.al 18 March 2025
Nafta mban në këmbë eksportet në muajt janar-shkurt

Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin e parë të vitit, me 28 %. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se prodhimi vendas në pjesën të madhe të grupeve të eksportit ka pësuar rënie drastike.

Eksportuesit shqiptarë po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e kërkesës në tregjet ndërkombëtare, teksa shume fabrika mbyllen aktivitetin në dy muajt e parë të vitit.

Rritja e eksporteve të naftës me mbi 64% në dy mujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar mezi ka arritur të mbulojë hendekun e rënies në të gjitha grupet e tjera.

INSTAT lajmëroi sot se në shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me Janar 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me Janar 2025.

Defiçiti tregtar I këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025.

Gjatë muajit Shkurt 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,3 %, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +11,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,7 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,2 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me – 6,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,8 pikë përqindje etj.

\Eksportet, gjatë këtij dymujori janë rritur me 4,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,1 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -6,3 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -1,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me -1,0 pikë përqindje.

Tekstilet dhe këpucët nuk ngrenë kokë, kanë filluar mbylljen e fabrikave

Në shkurt, eksportet e tekstile e këpucë, grupi më I madh eksportues në vend (me 30% të totalit), ranë me 1.6%. Për dy mujorin tkurrja është 5,5%%.

Prej më shumë se dy vitesh industria po kalon një periudhë të vështire e ndikuar nga shumë faktorë si rritja e kostove që ka bërë që partnerët të zhvendosen në vende të tjera.

Kursi i këmbimit pati një ndikim shumë negativ dhe kjo ka bërë që shumë klientë të zhvendosin porositë nga Shqipëria në këtë fillim vit.

Kjo situatë po detyron shumë fabrika të mbyllen, sipas njoftimeve nga Shoqata e Eksportuesve. Falimentet më të mëdha kanë ndodhur në rrethe dhe në fabrika që kishin të punësuar nën 120 punonjës, që punonin kryesisht me nënkontraktim, të cilat kishin norma më të ulëta fitimi dhe nuk Ishin në gjendje të përballonin krizën.

Gjithashtu sektorin fason po përballet me një rënie të kërkesës në tregjet ndërkombëtare për veshje. Përfaqësuesit e Industrisë presin një përmirësim të situatës pas gjysmës së dytë të vitit.

Materiale ndërtimi dhe metale, tkurrje fortë 34%

“Materialet e ndërtimit dhe metalet” kaluan në grupin e katërt më të madh në vend për dy mujorin, me 12.7% të totalit. Ky grup ndikohet nga ecuria e Kurum, përpunuesit të çelikut, që është një nga eksportuesit më të mëdhenj në vend.

Në shkurt ky grup ra me 34.1%, ndërsa për 2-mujorin tkurrja është 32.3%. Sektori po vuan nga kërkesa e dobët rajonale dhe tkurrja e çmimeve.

Minerale, lëndë djegëse, rritje të fortë 64%

“Minerale, lëndë djegëse, energji” kaloi në grupin e parë më të madh në vend, me 59 % të totalit të eksporteve në shkurt. Në shkurt grupi I rriti shitjet me 59%, ndërsa për 2 mujorin rritja është 64%. Ecuria e këtij grupi është e varur nga shitjet e Bankers Petroleum, eksportuesi më I madh në vend dhe nga tregtimi I energjisë elektrike, që lidhet me motin.

“Ushqime pije e duhan”, një nga grupet me ecurinë më të mirë vitet e fundit po shënon një rritje. Në shkurt, eksportet e tij u rritën me 15.5%, ndërsa për 2 mujorin zgjerimi Ishte 9.4%. Pavarësisht potencialeve, sektori po ndikohet nga rritja e kostove, që po e bëjnë atë më pak konkurrues në rajon si dhe nga ecuria e motit.

Makineri, pajisje, pjesë këmbimi në vendnumëro

“Makineri, pajisje, pjesë këmbimi” Ishin grupi tjetër që që nuk po rritet vitin e fundit. Ky grup po vuan zhvlerësimi I euros, rritja e kostove dhe mungesa e fuqisë punëtore. Në shkurt eksportet u rriten 2,2% ndërsa për 2 mujorin tkurrja është 2.5%.

Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje

Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje.

Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shkurt 2024 janë: Kosova (63,7 %), Greqia (10,2 %), Gjermania (7,5 %), etj.

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (14,1 %), Maqedoni e Veriut (22,6 %), Austria (0,4 %), etj.

Gjatë këtij dymujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Kosova (76,8 %), Gjermania (3%) dhe Greqia (6,3%).

Ndërsa vendet me te cilat ka pasur uljen me te madhe jane: Italia (15,9 %) , Maqedonia e Veriut (11,0 %) etj.

Në muajin Shkurt 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të Importeve, janë: Kina (16,6 %), Greqia (10 %), Spanja (46,3 %) etj. Ndërsa vendet me të cilat Importet kanë pasur uljen më të madhe, në krahasim me Shkurt 2025 janë: Italia (2,5%), Turqia (41,2 %), Gjermania (12,1 %), etj.

Gjatë këtij dymujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të Importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (1,2 %), Kina (31.1 %) dhe Greqia (6,3 %).

Ndërsa vendet me të cilat Importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Turqia (30,4 %), Gjermania (7,8 %) dhe SHBA (37,1%).

Si dymujor, Importet janë rritur me 4,7 %, krahasuar me dymujorin e parë 2024. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të Importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,9 pikë përqindje, “Ushqim, pije duhan” me +0,7 pikë përqindje dhe “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.

Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -5,6 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -1,3 pikë përqindje dhe “Prodhime druri dhe letre” me -0,3 pikë përqindje./Monitor

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 90.8 lekë...

08:10

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI