Flash

“Eliminova Mourinhon, provojmë ndaj Anglisë”: Bajrami gati për ndeshjen në Wembley

Lapsi.al 18 March 2025
“Eliminova Mourinhon, provojmë ndaj Anglisë”: Bajrami gati

Nedim Bajrami e ka të qartë se Anglia është një kundërshtar me shumë cilësi, por është gati dhe do të japë maksimumin në çdo pozicion ku e vendos trajneri. “6 muajt e parë i fillova mirë te Rangers, pastaj kohët e fundit nuk kam pasur shumë minuta, por kjo është pjesë e futbollit. Jam gjithmonë gati dhe nuk kam humbur asnjë stërvitje”.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes në Wembley, Bajrami është i sigurtë në kualitetin që zotëron dhe nuk shqetësohet nga konkurrenva: “Që ka trafik në futboll është normale. Konkurenca është e madhe, kështu që çdo futbollist jep maksimumin në stërvitje dhe trajneri do të vendosë. Në krah dhe mesfushë, unë e ndjej veten mirë. Jam gati ku të më vendosë Sylvinho për të dhënë maksimumin në ndeshje. Kampionati skocez është shumë fizik. Anglia luan shumë fort, të gjithë çunat janë gati. Me rikthimin e Brojës, jemi më shumë se kurrë gati”.

Lexo më tej: “Te Inter më tallin, thonë do pësoni 6 gola”: Asllani sfidon parashikimet me Anglinë

4 vite më parë Bajrami ka qenë në fushë kundër Anglisë, që dominoi në mënyrë evidente, por këtë herë mesfushori i Rangers mendon se do të jetë një histori tjetër: “Po, ajo ndeshje që kemi bërë me Anglinë ka kaluar. Tashmë është një sfidë tjetër. Duhet të përgatisim ndeshjen shumë mirë sepse e dimë se çfarë kundërshtari është. E dimë se çfarë kualiteti kanë. Të gjithë djemtë janë gati dhe Sylvinho do ta përgatisë ndeshjen shumë mire”.

Bajrami e Glasgow Rangers eliminuan Fenerbahce të drejtuar nga Mourinho në Europa League dhe ky është një motivim i fortë: “Besoj se po, sepse ishte një fitore e madhe të eliminosh Mourinhon dhe Fenerbahçen. Më ka dhënë një vetëbesim dhe me këtë kam ardhur në Kombëtare. Jam gati të ndihmoj skuadrën në fushë dhe jashtë fushe ku ka nevojë”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI