Flash

Ekstradimi i Lul Berishës: Nga flirti me socialistët tek rikthimi në qeli

Lapsi.al 18 March 2025
Ekstradimi i Lul Berishës: Nga flirti me socialistët tek rikthimi
Fotoja më lart ku duket një burrë kokëulur, me mjekrën e bardhë nga thinjat dhe me krahët e mbushur me tatuazhe është bërë në Spanjë, ditën që u arrestua Lul Berisha. Agjentët spanjollë e kishin kërkuar për disa javë në një zonë bregdetare, pas sinjalizimit që u kishte ardhur nga SPAK. Më në fund e kishin lokalizuar në një apartament në San Juan de Alicante. Ishte dhjetor i vitit 2023. Lul Berisha po bëhej gati të ndërronte sërish banesën me ndihmën e një miku të tij, që u arrestua bashkë me të. Shqyrtimi i kërkesës së tij për azil zgjati pak më shumë se një vit dhe në fund, gjykata spanjolle ia refuzoi azilin. Në Shqipëri, ku pritet të ekstradohet këtë të martë, e pret sërish burgu dhe një proces gjyqësor për një vrasje tjetër, atë të Klodian Saliut 20 vite më parë. [caption id="attachment_987796" align="alignnone" width="834"]Momenti i shoqërimit të Lul Berishës nga policia spanjolle Momenti i shoqërimit të Lul Berishës nga policia spanjolle[/caption] Mbrëmjen e 26 shkurtit të vitit 2005 Klodian Saliu, së bashku me mikun e tij Osman Truma, ranë pre e një atentati në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të fshatit Kozhas në Maminas. I riu i lindur në Spitallë, pronar i lokalit “Cikloar” u qëllua nga disa persona të paidentifikuar që po ndiqnin makinën e tij të tipit “Mercedes – Benz”. Miku i tij mundi të mbijetonte, por nuk i kishte parë atentatorët. Banda e Durrësit ishte ndarë që prej vitit 2003 pas përplasjeve të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Pas vrasjes së Saliut, krahu i tij i drejtuar nga Indrit Dokle organizoi dy atentate për ta vrarë Lul Berishën, pasi e konsideronte si personin që kishte dhënë urdhërin për ekzekutimin e ish –mikut të tij, edhe pse ditën e vrasjes ai gjendej në Turqi. Në të dy rastet, vrasësit me pagesë nga Burreli, dështuan. [caption id="attachment_987792" align="alignnone" width="640"]Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë[/caption] Prova kryesore kundër Lul Berishës është dëshmia e Luftar Reçit, një i dënuar që ka pranuar të rrëfejë nga burgu pjesëmarrjen në vrasjen e Klodian Saliut. Lul Berisha, tregon Luftar Reçi i kishte propozuar një marrëveshje 20 vite më parë që të bënin një shkëmbim të njerëzve për t'u vrarë. Reçi duhej të merrte pjesë në vrasjen e Klodian Saliut, kurse Lul Berisha merrte përsipër të vriste hasmin e tij në Burrel.
“Luli më ofroi një marrëveshje sipas së cilës unë duhej të vrisja Klodian Saliun dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim" ka treguar Luftar Reçi sipas të cilit shkak i çarjes së parë mes bandave të Durrësit ishin problemet për portin e qytetit, trafiqet dhe kontrabandën që Klodian Saliu kishte nisur t'i kontrollonte me dorë të fortë.
Pjesë e skuadrës së vrasësve ishin edhe Plaurent Dervishi dhe Indrit Taullau. Meqënëse konflikti mes bandave të Durrësit ishte i njohur për policinë, në momentin që u sigurua se atentati do të kryhej Lul Berisha u largua drejt Turqisë për të pasur një alibi për hetimet, thotë Reçi.
"Lenti dhe Indriti kishin siguruar informacion se Klodi udhëtonte me një automjet tip ‘Mercedez 300’ dhe se ishte futur në autostradë. Ai drejtonte makinën. Ne u bëmë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë; unë isha shoferi, Indriti i ulur në vendin e parë të pasagjerit, kurse Lenti në sediljen e pasme. Pasi kaloi Benzi, unë ndeza makinën dhe u nismën në ndjekje të makinës ku ishte Klodi. Diku në mes të Vlorës dhe Durrësit i jemi afruar dhe jemi vendosur paralel me makinën që drejtonte Klodi dhe kanë qëlluar me armë. Indri me pistoletë dhe Lenti me ‘Skorpions’. Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda. Më pas makina ka përfunduar në kanal. Pasi makina e Klodit ka përfunduar në kanal, Indriti bërtiti me të madhe: “O lal, mbaje, mbaje”. Hapa krahun dhe Indri iu afrua ‘Benzit’ të Klodit dhe e ka goditur tre herë me pistoletën me mulli. Unë isha shumë afër dhe këtë moment e kam fiksuar shumë mirë. Indriti i ka thënë pasagjerit që nëse donte të shpëtonte ta mbyllte gojën.” ka treguar Luftar Reçi për dinamikën e ekzekutimit.

Si u shpëtoi Lul Berisha dy atentateve pas vrasjes së mikut të tij Klodian Saliu

Lul Berisha mund OFL-në: Pas makinës i kthehet edhe nafta

Rrëfehet i penduari i drejtësisë: Lul Berisha më kërkoi një bombë me telekomandë, ia dha Shullazit

15 vite më pas, Lul Berisha do të kundërshtonte me alibinë e udhëtimit drejt Turqisë. Në një nga komunikimet e rralla me median, Lul Berisha e mohonte krimin dhe sfidonte SPAK të gjente qoftë edhe një provë për të verifikuar rrëfimin e Luftar Reçit.
"Kur ka ndodhur isha për kurim në një spital në Turqi" ka thënë ai,- e gjitha kjo është sulm për qëllime politike" shprehej Berisha në një mesazh në media.
Por cilat ishin lidhjet politike të Lul Berishës? Përse duhej të implikohej politika në sagën kriminale të bandave të Durrësit, që me konfliktet e përgjakshme mes tyre kanë mbajtur peng qytetin bregdetar për disa dekada? Roli i bandave në përcaktimin e rezultatit të votimit për Durrësin është një faktor kyç ende sot. Më mirë nga të gjithë, këtë e di Vangjush Dako, që përveçse kryetar i Bashkisë së Durrësit i ka shërbyer kryeministrit Rama edhe si një lloj katalizatori të elementit kriminal në qytet. Dhe për Lul Berishën, rrota e fatit nisi të lëvizë.

Si e hoqi dënimin e përjetshëm Lul Berisha

[caption id="attachment_987793" align="alignnone" width="529"]Lul Berisha, pas arrestimit në Maqedoninë e Veriut Lul Berisha, pas arrestimit në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2006[/caption]
  • Trafik ndërkombëtar droge, prostitucion, trafik armësh
  • Vrasja e Dritan Sallakut, 17. Tetor 1998 në Durrës
  • Vrasja e Viron Currit e Arjan Pajës, plagosja Marsel Sotirit, 29. Tetor 1998 në fshatin Rrashbull, Durrës
  • Vrasja e Marsel Sotirit, 22. Gusht 1999 në plazh, Durrës
  • Vrasja e Dritan Dishës, 09. Korrik 2000 në Shënavlash, Durrës
  • Vrasja e Ervin Lames, 14. Janar 2002 në lagjen numër 3, Durrës.
Më lart janë vrasjet për të cilat akuzohej Lul Berisha pasi e arrestuan në 6 Prill vitin 2006 në një shtëpi në Maqedoninë e Veriut. Në foton më lart, ai duket në pranga kur u gjet nga policia e vendit fqinj. Arrestimi i Lul Berishës ishte pjesë e një operacioni të gjerë të policisë, pasi Partia Demokratike erdhi në pushtet dhe kur ranë në burg disa nga banditët më të famshëm që dolën nga kaosi i vitit 1997. Disa vite më vonë Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për pesë vrasje dhe disa atentate. Vendimi u la në fuqi nga Apeli i Krimeve të Rënda. Megjithatë, një vendim i Gjykatës së Lartë në vitit 2014, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, rrëzoi dënimin maksimal dhe e uli në 25 vjet burg. Pasi i shpëtoi burgimit të përjetshëm, Lulzim Berisha i drejtoi Gjykatës së Durrësit një lumë kërkesash për ulje dënimi. Ai përfitoi uljen e më shumë se 2 viteve burg për sjellje të mirë dhe më pas përfitoi nga amnistia edhe 1 vit e 6 muaj burg. [caption id="attachment_987791" align="alignnone" width="964"]Lul Berisha, njeriu i ndeshjes, nderimi nga ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço Lul Berisha, njeriu i ndeshjes, nderimi nga ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço[/caption] Në foton më lart, është Lul Berisha gjatë kohës kur ishte në burg, teksa nderohet nga Ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Nasip Naço për lojën e bukur të futbollit në një aktivitet me të dënuarit. https://lapsi.al/2020/12/08/arratiset-lul-berisha-dhe-plarent-dervishaj-akuzohen-per-vrasjen-e-vajdin-lamajt/ Në krah të Nasip Naços është edhe ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi dhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Fotoja bëri bujë pasi Lul Berisha fitoi lirinë, edhe pse ishte dënuar me burg të përjetshëm për 5 vrasje.

Si e nxorri "Gjushi" nga burgu para zgjedhjeve të 2017

Lulzim Berisha ka një rekord në regjistrat e drejtësisë shqiptare. Ai arriti që një dënim për burgim të përjetshëm për 5 vrasje ta reduktojë deri në 10 vjet burg. Ekzaktësisht 10 vjet pasi u arrestua në Maqedoninë e Veriut, Lul Berisha la burgun dhe fitoi lirinë . Përveç zemërgjerësisë së gjykatësve, Lul Berishën e ndihmoi edhe një rekomandim që kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i dërgoi Drejtorisë së Burgjeve. Në vitin 2016, një vit para zgjedhjeve parlamentare, Dako kishte marrë përsipër të bënte një vlerësim për rolin dhe gjendjen familjare të të dënuarit dhe pas kësaj, kishte firmosur një rekomandim për lirimin e tij Madje "Gjushi" siç e njohin në qytetin e tij kishte premtuar se do t'i ofronte edhe punë të dënuarit. Në vendimin e gjykatës thuhej se: "Një faktor tjetër që ka ndikuar vendimin e gjyqtarëve, ka qenë dhe një karakteristikë familjare pozitive e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, si dhe oferta e tij për një vend pune në bashki". Ironia e Blushit: Lul Berisha ka punësuar Gjushin në Bashkinë e Durrësit Në të njëjtin vendim të Apelit, që i dha lirinë Lul Berishës shkruhej se “Bashkia Durrës, duke vlerësuar gjendjen e kësaj familjeje, sjelljen e tyre në komunitet, si dhe mundësinë e lirimit të të dënuarit, garanton punësimin e të dënuarit Lulzim Berisha, në pamundësi për tu punësuar në ndonjë subjekt privat”. Më vonë, kur Vangjush Dako foli për këtë rekomandim që i kishte drejtuar gjykatës për Lul Berishën vazhdoi ta luante rolin e naivit duke thënë: "Është punë vullnetare, nuk është punë me pagesë. Nuk ka ardhur ende referimi nga gjykata. Kemi mbajtur një qëndrim korrekt si me të gjithë të burgosurit. Lul Berisha do të angazhohet në një nga ndërmarrjet e bashkisë si vullnetar". Nga këto fjalë kuptohet se në sytë e Dakos, Lul Berisha nuk ishte krimineli me duart me gjak, që mbante mbi shpinë të paktën 5 vrasje, as gjobëvënësi i bizneseve dhe aq më pak, trafikanti i drogës që kërkonte kontrollin e portit të Durrësit. Profil/ Lul Berisha, dy dekada ne krye të “bandës së Durrësit” Jo! Për Dakon, Lul Berisha ishte një aset i vyer elektoral, që me njohjet dhe reputacionin e tij prej krimineli, duhej shfrytëzuar që Partia Socialiste të merrte fitoren e radhës. Dhe sot, teksa Lul Berisha po rikthehet në Shqipëri për të dalë përpara drejtësisë, mbetet për t'u parë nëse ky do të jetë fundi i sagës së tij kriminale, apo një kapitull i ri në aleancat mes politikës dhe botës së krimit, që kurrë nuk dihet çfarë surprizash po fshehin në prapaskenë./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI