Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dështim i negociatave për armëpushimin/ Izraeli bombardon Gazën, 356 viktima

Lapsi.al 18 March 2025
Dështim i negociatave për armëpushimin/ Izraeli bombardon

Një seri shpërthimesh tronditën Rripin e Gazës, duke shënuar rifillimin e bombardimeve nga ushtria izraelite kundër objektivave të Hamasit. Këto janë sulmet më intensive që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar. Të paktën 356 persona raportohet se kanë vdekur.

Ushtria izraelite konfirmoi se kishte kryer "sulme të gjera" kundër infrastrukturës së grupit palestinez, duke specifikuar se operacionet ishin miratuar nga udhëheqja politike izraelite. Qeveria e Benjamin Netanyahut e justifikoi veprimin ushtarak duke përmendur refuzimin e Hamasit për të pranuar një propozim të SHBA-së për zgjatjen e armëpushimit.

Pas rifillimit të bastisjeve izraelite zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes deklaroi se Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por në vend të kësaj zgjodhi refuzimin dhe luftën.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI