Flash

Dalin detaje të reja/ Për çfarë ranë dakord në telefon Trump dhe Putin

Lapsi.al 18 March 2025
Dalin detaje të reja/ Për çfarë ranë dakord në

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin ranë dakord gjatë një telefonate mes tyre të zhvilluar këtë të martë për një armëpushim të kufizuar kundër objektivave të energjisë dhe infrastrukturës në Ukrainë. Kjo është ajo që theksohet sipas deklaratave të Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit.

Të dyja palët publikuan deklarata për shtyp menjëherë pas telefonatës së gjatë. Shtëpia e Bardhë e përshkroi atë si hapin e parë në një "lëvizje drejt paqes" duke shpresuar se përfundimisht do të përfshijë një armëpushim edhe në Detin e Zi dhe një fund të plotë dhe të qëndrueshëm të luftimeve.

Shtëpia e Bardhë tha se negociatat do të "fillonin menjëherë" për këto hapa. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Ukraina është dakord me planin e armëpushimit me faza. Sekretarja e Shtypit e SHBA, Karoline Leavitt shpërndau deklaratën në një postim në X.

Putin gjithashtu i bëri thirrje Trumpit që t'i japë fund ndihmës së huaj ushtarake dhe të inteligjencës për Ukrainën teksa SHBA-të synojnë t'i japin fund pushtimit rus të Ukrainës.

Deklarata e Kremlinit përfshinte një listë të gjatë kushtesh dhe kërkesash nga pala e Putinit, duke përfshirë "kushtin kyç" të Moskës për të "ndërprerë plotësisht" ndihmën e huaj ushtarake dhe shkëmbimin e inteligjencës për Ukrainën.

Putin ka pretenduar se kjo do të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, i cili ka mbërritur në vitin e katërt. Biseda telefonike e Trump dhe Putin zgjati më shumë se një orë tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për “The Guardian” sipas të cilit biseda "kishte shkuar mirë".

Në fjalimin e tij presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Putinin për zgjatjen e qëllimshme të luftës. "Zbatimi i këtij propozimi mund të kishte filluar shumë kohë më parë. Çdo ditë në kohë lufte është çështje e jetës njerëzore" - tha Zelenskyy. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Trump, hakmerret ndaj fëmijëve të Biden

Donald Trump urdhëroi heqjen e mbrojtjes personale për djalin dhe vajzën e paraardhësit të tij, Joe Biden. “Hunter Biden kishte mbrojtje nga Shërbimi Sekret ...

10:37

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI