Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Trump bën lajmërimin e bujshëm: Nesër publikohet dosja e vrasjes së Kennedy

Lapsi.al 17 March 2025
Trump bën lajmërimin e bujshëm: Nesër publikohet dosja e

Presidenti i SHBA Donald Trump ka urdhëruar publikimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me vrasjen e presidentit amerikan John F. Kennedy në vitin 1963. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha këtë të hënë se administrata e tij do të bëjë publike të martën rreth 80 000 faqe nga dosje në lidhje me ekzekutimin e ish-presidentit.

"Njerëzit kanë pritur për dekada për këtë" - u tha Trump gazetarëve gjatë një vizite në Qendrën Kennedy në Uashington. “Do të jetë shumë interesante” – shtoi ai.

Në fillim të këtij viti, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon qeverinë federale të paraqesë një plan për publikimin e të dhënave në lidhje me vrasjet e Kenedit, vëllait të tij Robert Kennedy dhe Martin Luther King Jr.

Byroja Federale e Hetimeve të SHBA tha në fillim të shkurtit se kishte gjetur mijëra dokumente të reja në lidhje me vrasjen e Kenedit.

Trump nënshkroi një urdhër gjatë javës së tij të parë në detyrë në lidhje me lirimin dhe premtoi të publikojë gjithashtu dokumente në lidhje me vrasjet e liderit të të drejtave civile Martin Luther King Jr. dhe senatorit Robert Kennedy, të cilët u vranë të dy në vitin 1968. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI