Flash

Minutë heshtje për Ganchev, por ai jeton. E shoqja në lot: “TV tha që ke vd*kur”

Lapsi.al 17 March 2025
Minutë heshtje për Ganchev, por ai jeton. E shoqja në lot:
Një ngjarje surreale ndodhi përpara një ndeshjeje të kampionatit më të lartë bullgar: të dielën u mbajt një minutë heshtjeje në nder të Petko Ganchev, ish-yllit të Arda Kardzhali, që atë ditë përballej me Levski Sofian. Por ish-sulmuesi nuk kishte vdekur dhe tregoi se çfarë ndodhi pasi televizioni dha lajmin e rremë për ndarjen e tij nga jeta: “Hyj në oborrin e shtëpisë dhe gruaja më pret mes lotëve. Ajo bërtet: ‘Petko, Petko, kanë njoftuar në televizion që ke vdekur!’. Nuk kuptoja çfarë po më thoshte dhe çfarë kishte ndodhur.” Ishte një moment tepër prekës para ndeshjes mes Arda Kardzhali dhe Levski Sofias, një duel në krye të tabelës mes vendit të dytë dhe të pestë, që përfundoi në barazim 1-1. Të dyja skuadrat u rreshtuan në qendër të fushës ndërsa folësi i stadiumit njoftonte se do të mbahej një minutë heshtjeje në kujtim të Petko Ganchev, ish-lojtar i skuadrës vendase. Me kokën ulur, lojtarët dhe spektatorët respektuan në heshtje kujtimin e të “ndjerit”. Por ai nuk kishte ndërruar jetë. Vetë klubi i Arda e pranoi gabimin pak më vonë dhe kërkoi falje publikisht. Në atë moment, Ganchev ishte jashtë shtëpisë, pa asnjë dijeni për çka po ndodhte, derisa pa gruan e tij që e priste mes lotëve duke bërtitur: “Petko, Petko, kanë njoftuar në televizion që ke vdekur!”

Gafa e pabesueshme e Arda Kardzhali

Ngjarja mori përmasa absurde para përfundimit të ndeshjes, kur Arda publikoi një postim në Facebook duke kërkuar ndjesë për lajmin e rremë të dhënë: “Drejtuesit e PFC Arda dëshirojnë të shprehin ndjesën më të sinqertë ndaj ish-lojtarit Petko Ganchev dhe familjarëve të tij, pasi klubi mori informacione të pasakta mbi vdekjen e tij. I urojmë Petko Ganchev edhe shumë vite të tjera shëndet të mirë dhe të shijojë fitoret e Ardës.”

Rrëfimi i Ganchev: “Të të varrosin për së gjalli është stresuese”

Ish-sulmuesi, një legjendë e Arda Kardzhali me mbi 120 gola të shënuar, është gjallë dhe me shëndet të plotë: “Jam në shtëpi. Jetoj në fshatin Kolarovo në Stara Zagora,” - tha Ganchev, duke treguar edhe momentin absurd kur mësoi se ishte “përkujtuar” si i vdekur: “Kam lindur në vitin 1946. Nëse Zoti do, më 17 qershor mbush 79 vjeç. Gruaja dhe unë jetojmë në këtë fshat prej 15 vitesh. Kemi një oborr, mbajmë kafshë, mbjellim fruta dhe perime. Çdo gjë siç duhet. Nuk i humbas kurrë ndeshjet e Ardës në televizion. Kundër Levski-t, u vonova rreth 10 minuta sepse kisha diçka për të bërë. Ndërsa po kthehesha në shtëpi, telefoni filloi të më binte vazhdimisht, por po ngisja makinën dhe nuk guxoja të përgjigjesha. Parkova para shtëpisë sonë, hyra në oborr dhe gruaja më priti mes lotëve. Ajo bërtiti: ‘Petko, Petko, kanë njoftuar në televizion që ke vdekur!’. Nuk e kuptoja çfarë po më thoshte dhe çfarë kishte ndodhur.”

Lojtarët e Arda Kardzhali në heshtje për të nderuar një të gjallë

“Gruaja më shpjegoi që dikush e kishte telefonuar dhe i kishte thënë atë që kishte dëgjuar para nisjes së ndeshjes Arda-Levski. Pastaj më telefonuan edhe dy miq të mi. Njëri më bërtiste: ‘Unë të telefonoj dhe ti nuk përgjigjesh! Besova atë që dëgjova dhe pastaj mora në telefon gruan tënde’. Është normale që ishte i habitur dhe i frikësuar, sepse nuk ishim dëgjuar prej kohësh. Një tjetër mik, Stoyan Iliev, ish-mbrojtës qendror, ishte në stadium. Ai më tha: ‘Nuk e di nëse të qaj apo të qesh’. Edhe unë i thashë: ‘Bëj ç’të duash, qaj ose qesh!’. Stoyan u ngrit në këmbë si gjithë të tjerët në stadium për të më nderuar… Të të varrosin për së gjalli është stresuese, vërtet,” - shtoi Ganchev, duke e marrë situatën me humor. “Në fakt, situata nuk ishte aspak e këndshme, por në fund duhet të jemi pozitivë. Kështu që dje, pasi dëgjova lajmin e tmerrshëm, i hodha vetes një gotë raki…” - përfundoi ai duke qeshur.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI