Flash

Ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet në SPAK

Lapsi.al 17 March 2025
Ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen Partizani. Jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Berisha është pritur nga disa mbështetës të tij.

Pasi doli nga SPAK, Berisha lexoi mesazhin që i la kreut të SPAK, Altin Dumani.

“Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira."

Në një deklaratë për mediat, Berisha e akuzoi Ramën si “redaktorin” që, sipas tij, ka manipuluar dhe drejtuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet ndaj drejtësisë të PS-së.

"Redaktori që u fsheh ishte Edi Rama. Natën i ndërsente kundër Skapit, ditën sulmonte Etjenin se guxove të sulmonte Skapin. Ndërkohë, statuset e para janë të gjitha të redaktuara nga Redaktori. Po çfarë po bënte Redaktori këtu? Redaktori këtu kishte vënë përpara një telajo dhe qejf e qejf po pikturonte mustaqet e Kujtim Gjuzit.

Po, i them unë, çfarë ke ti me këto mustaqe? Ti i ke tuat. Epo këto të miat nuk më mbushin. E vërteta është kjo. Prandaj është i fiksuar. Dhe çdo fjalë e tij çdo mëngjes fillon me mustaqet dhe mbaron pastaj e dini vetë me çfarë. Në fakt në burg e ka vendin. Një audit i gjithanshëm e pret", tha Berisha.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të hënë

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92 lekë. ...

08:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI