Flash

Soji i Lenkave dhe i Marjanave

Lapsi.al 16 March 2025
Soji i Lenkave dhe i Marjanave

"Kooperativistja, e dalluar Lenka Cuko e kooperativës buqesore Fieri i Ri, në rrethin e Lushnjës, qe nga të parat, që vuri në zbatim metoden e përparuar sovjetike, dy herë heroinë e punës socialiste Birova, në vjeljen e shpejtë të pambukut me dy duar"

Kjo ishte dje, sot kemi Marjanën, Neomalesoren e kohëve moderne e cila me keca në duar , kërkon të na ofrohet si modeli i vajzës së thjeshtë të punës .

Biologu Joseph Henrich thotë "se formimi i trurit kolektiv ka nxitur evolucionin gjenetik të specieve njerëzore brenda nje shoqërie dhe ka ndikuar më tej në biologjinë e tyre".

Ai tregon se për të funksionuar, secili prej nesh mbështetet jo vetëm në njohuritë e ruajtura brenda kokës se tij, por edhe në njohuritë e ruajtura, në mjedis dhe veçanërisht tek njerëzit e tjerë antarë të së njëjtës shoqëri.

Pra sekreti i suksesit njerëzor nuk qëndron në inteligjencën e lindur individuale, por në trurin tonë kolektiv - në aftësinë e grupeve njerëzore për t’u ndërlidhur shoqërisht dhe për të mësuar nga njëri-tjetri gjatë brezave.

[caption id="attachment_987220" align="alignnone" width="871"]Marjana Koçeku, kandidate për deputete e PS Marjana Koçeku, kandidate për deputete e PS[/caption]

E pra normat kulturore edhe shoqërore që kanë mësuar përvetësuar dhe zbatuar gjatë gjithë historisë "Lenkat edhe Marjanat" kanë qenë të njëjtat edhe pa asnje përmirësim, megjithë emrin Neomalesorja që Marjana ka zgjedhur për veten.

Këto gra janë vendosur pa asnjë problem në shërbim të propagandës, mjafton "të vërtetojnë" profecinë e tyre të vetpërmbushjes, duke u parkuar me krenari në listat e mbyllura të parazitizmit politik.

U rrita duke lexuar Lenkën që u bë drejtuese e lartë e partisë edhe qeverisë edhe e punëve të vendit se mësoi të vilte pambuk me dy duar. Shkruaj se nuk dua të vdes duke e lenë pas triumfin e "neomalësoreve" me keca në duar si emblemë e vetme e gruas së kësaj shoqerie.

Por sic duket perpjekje e kotë! Të paret tanë thonin "fisi fis rigoni nuk bëhet lis" !

Të këshilluara

Bio

Një industri në rritje e dominuar nga gratë në kuzhinë e në sherbim, ajo e gjelltoreve ose e gatimeve tradicionale ishte dje si në paralizë në Tiranë. Pushim. 8...

11:55

Gjermania dhe e ardhmja e sigurisë evropiane

Nga Medlir Mema Zgjedhjet e fundit në Gjermani premtojnëtë hapin një epokë të re për arkitekturën politike dhe të sigurisë në Evropë. Fitorja e Friedrich Mer...

09:59

Si të kapësh peshkun më të madh!

Historia e SPAK-ut dhe BKH-së (krahut ekzekutiv të SPAK-ut) është njëherazi historia e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për t’i vënë ato nën kontrollin e saj. ...

16:17

Në Shpirag doli Noc Rroku

Në verën e vitit 2023, nga Vermoshi në Konispol nuk flitej gjë tjetër veç për lajmin e madh: çdo shqiptar do të bëhej sheik. Uau! Me fjalë që do ta bënte edh...

15:32

Kjo është errësira!

Ingranazhet e varfërisë, injorancës, mungesës së shpresës dhe vetëvlerësimit pa arritur asgjë bashkohen për të krijuar një lloj makinerie të përhershme dështimi...

13:21

Për të riun antikonformist nga Lushnja

Për të riun antikonformist nga Lushnja dhe bashkëmoshatarët e tij si ai: Për të riun antikonformist nga Lushnja: botanika na mëson se petalet rrethojnë dhe m...

13:08

Komploti i Tiranës

Ekzistojnë komplote njerëzore, poltike, sociale, fetare, institucionale e ekzistojnë dhe komplot arti. I tillë është Komploti i Tiranës, i kryer më vitet 200...

13:11

Dy vjet me satelitët Albania 1 dhe Albania 2

“Në 3 janar të vitit 2023 (para dy vitesh) u lëshuan në hapsirë 2 satelitët Albania 1 dhe Albania 2 Mund të më thoni përfitimet që keni pasur në këto vite nga k...

21:25

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI