Flash

Pa fitues, VAR anulon penalltinë e Laçit e golin e Bylis: Moriero në spital nga zemra

Lapsi.al 16 March 2025
Pa fitues, VAR anulon penalltinë e Laçit e golin e Bylis: Moriero

Bylis dhe Laçi janë ndarë në barazim pa gola në takimin e vlefshëm për javën e 30-të të Superiores, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Edhe pse të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, askush nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke e mbyllur takimin me rezultatin 0-0.

Penalltia e anuluar

Takimi nisi me një episod të diskutueshëm në minutën e 3-të, kur gjyqtari Hamiti akordoi një penallti për Laçin. Megjithatë, pas rishikimit me sistemin VAR, ai ndryshoi vendimin dhe nuk e dha goditjen nga pika e bardhë, duke shkaktuar protesta nga kurbinasit.

[video width="674" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d6db44bcbf1.mp4"][/video]

Pjesa e parë vijoi me disa raste të mira, ku Bylisi iu afrua golit në minutën e 25-të me Ruçin, por portieri Molla reagoi në mënyrë të shkëlqyer. Në fundin e fraksionit të parë, Laçi provoi të shënonte me Opeh dhe Përndrecën, por pa sukses, me Molla që edhe njëherë tjetër u tregua i vëmendshëm.

Moriero në spital në pushim të ndeshjes

Një incident ndodhi gjatë pushimit të ndeshjes, pasi trajneri i Bylisit, Francesco Moriero, u ndje keq dhe u transportua në spital për trajtim mjekësor, duke lënë skuadrën e tij pa udhëheqësin në stol për pjesën e dytë. “Trajneri Moriero ka problem të vogël shëndetësor, por gjendja është stabile, vetëm stresi. Trajneri është mirë, në kujdesin e mjekëve. Pjesën e parë e kishim përgatitur mjaft mirë ndeshjen. Gjendja e trajnerit na dha një motivim më shumë për të bërë mirë. Shpresoj t’ja kemi dhënë gëzimin trajnerit edhe me këtë barazim", sqaroi zv.trajneri i Laçit, Endri Bacaj.

Bylis e goli i anuluar

Në minutën e 55-të, Bylisi mendoi se kishte kaluar në avantazh me një gol të Berkos, por gëzimi zgjati shumë pak, pasi u konstatua pozicion jashtë loje. Vetëm një minutë më vonë, Laçi ishte shumë pranë golit me Bullarin, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.

Laçi vazhdoi të kërkonte golin deri në minutën e 70-të, kur Traore lëshoi një goditje të fuqishme, por portieri Batista devijoi në këndore, duke shpëtuar Bylisin nga një disfatë në shtëpi.

[video width="690" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d6f1256d919.mp4"][/video]

Lexo më tej: Tirana ndal Egnatian, por VAR i heq penalltinë e fitores: plasin polemikat

Me këtë barazim, Laçi mbetet në vendin e 6-të me 33 pikë, ndërsa Bylisi ngjitet në vendin e 7-të me 32 pikë, duke lënë Tiranën në zonën e rrezikut. Një rezultat që nuk i favorizon plotësisht asnjërën skuadër, por që reflekton ekuilibrin e ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI