Flash

Zjarr masiv në Gjorgoz të Fierit, problem tereni i vështirë

Lapsi.al 15 March 2025
Zjarr masiv në Gjorgoz të Fierit, problem tereni i vështirë

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me pisha të buta 80-vjecare, në Gjorgoz të Fierit.

Të favorizuara nga era e fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha duke iu afruar edhe tokave me ullinj të banorëve të zonës dhe duke djegur disa sipërfaqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre mjete zjarrfikëse, dhe 18 efektivë të shërbimit zjarrfikës të Fierit e Patosit për të bërë të mundur neutralizimin e vatrave të reja dhe shuarjen e flakëve.

Terreni i vështirë kodrinor e ka bërë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve deri pranë vatrave të zjarrit , duke i detyruar të operojnë me mjete rrethanore.

Fatmirësisht zjarri ndodhet larg shtëpive të banuara , ndërkohë që masivi pyjor me pisha i kodrave të Gjorgozit është pérfshire cdo verë nga zjarret masive të cilat kanë rrezikuar edhe banesat .

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI