Flash

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar

Lapsi.al 15 March 2025
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ shpall sot rezultatin përfundimtar

Pas më shumë se një muaji Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KKQZ-së, Valmir Elezi.

LEXO EDHE:

Thaçi vizitë në Prishtinë, sigurimi i Hagës kthehet për t’i thënë disa fjalë mjekut që përqafoi ish-presidentin

“Mund t’iu konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’iu njoftojmë me kohë”.

Sipas rezultateve asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Vetëvendosja mori mbi 396 mijë vota nga të gjitha kategoritë e votuesve dhe fitoi mbështetjen më të madh nga votuesit brenda dhe jashtë Kosovës. Kurti bëri një matje force në këto zgjedhje duke hyrë në garë në një situatë jo të mirë të marrëdhënieve me ndërkombëtarët dhe pa influencën e Vjosa Osmanit si kandidate.

PDK shpallet forcë e dytë me mbi 196 mijë vota të marra nga votuesit. Ajo siguron vendin e forcës së parë opozitare në vend duke mos ia dalë dot të rrëzojë Albin Kurtin nga qeverisja.

Lidhja Demokratike e Kosovës rezulton forcë e tretë me mbi 171 mijë vota ndërsa koalicioni i Ramush Haradinajt arriti të marrë pak më shumë se 66 mijë vota.

Ndarja e mandateve

VV – 48 mandate

PDK – 24 mandate

LDK – 20 mandate

AAK NISMA- 8 mandate

Lista Serbe – 9 mandate

Partia serbe LDM – 1 mandat.

Partitë joserbe – 10 MANDATE

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse.

Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI