Flash

Vr*sja e Fatbardh Licit, ja mesazhi që mbërriti tek Licët

Lapsi.al 15 March 2025
Vr*sja e Fatbardh Licit, ja mesazhi që mbërriti tek Licët

Permes një kombinimi përgjimesh, SPAK ka arritur të ngrejë dyshime të forta se autorë të vrasjes së Fatbardh Licit, janë Behar Bajri, Safet Bajri, Astmer Bilali dhe një vajzë e botës së show-biz, Eria Ago.

Në dosjen hetimore jepet dhe dëshmia e Mustafa Licit, vëllait të viktimës, Fatbardh Lici, i cili tregon një mesazh domethënës që ka marë nga shtetasi G. J, një ditë pas vrasjes.

Mësuar se Mustafa Lici ka deklaruar se një ditë pasi i është vrarë vëllai shtetasi G.J e ka telefonuar duke i kërkuar ta takojë e më tej i ka treguar se i kishte shkuar një një fuoristradë e zezë me dy persona me të dhe i kanë lënë porosi ti thotë që gjakun e kanë të line....".

Të njëjtën deklaratë Mustafa Lici i ka kërkuar ta thotë sërisht kur të ishte present dhe sokoli dhe më tej kanë biseduar të tre në një kafe ku dhe shtetasi G.j tregoi sërish bisedën.

Ndërkohë nga përgjimet që janë në dosje, familjarët e Fatbardh Licit, sipas komunikimeve të rezultuara, dyshojnë se autorë të mundshëm të vrasjes janë personat nën hetim.

Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se Arma pistoletë me të cilën është vrarë Fatbardh Lici, rezulton të jetë përdorur në një ngjarje kriminale të ndodhur në Shkodër në vitin 2014, për të cilin është arrestuar dhe më pas lënë i lirë, A. Raja. Kjo e dhënë ka dalë nga ekspertiza e armës

Nga verifikimet e bëra për A. Raja, dyshohet të këtë pasur lidhje shoqërore e ngushtë e Gjin Ndoj dhe kanë qenë të pranishëm në datën 9 gusht 2018, në një festë në Tiranë së bashku me Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon.

Kjo e fundit, e cila është e dashura e personit nën hetim Safet Rustemi, ka deklaruar në 2018 se gjatë kohës që ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe se nuk ka qenë në Shkodër dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.

Nga të dhënat e përftuara nga përgjimet dhe tabulatet e numrit telefonik celular qe ka disponuar Eria Ago, rezulton e kundërta.

Nisur nga kjo situatë SPAK e konsideroi të arsyeshme arrestimin e saj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI