Flash

Trump me urdhër të ri ekzekutiv, pritet të preket “Zëri i Amerikës” dhe “REL”

Lapsi.al 15 March 2025
Trump me urdhër të ri ekzekutiv, pritet të preket

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nxjerrë një urdhër tjetër ekzekutiv që urdhëron shpërbërjen e shtatë agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyrë Zërin e Amerikës dhe mediat e tjera qeveritare me shtrirje globale.

Ky urdhër prek agjenci që kryesisht trajtojnë çështje si ndërmjetësimi i mosmarrëveshjeve të punës dhe mbështetja për të pastrehët, duke kërkuar eliminimin e çdo funksioni që nuk është i detyrueshëm me ligj, sipas raportimeve të New York Times.

Po ashtu, drejtuesve të këtyre institucioneve u është kërkuar të kufizojnë sa më shumë veprimtarinë e tyre ligjore dhe të reduktojnë numrin e punonjësve në minimumin e lejuar nga ligji.

New York Times thekson se ky hap, ashtu si shumë prej përpjekjeve të liderit amerikan për të zvogëluar qeverinë, ka ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e autoritetit të tij.

Një shembull konkret është Agjencia Amerikane për Media Globale, organizata nën të cilën funksionon Zëri i Amerikës. Kjo agjenci është e pavarur dhe e krijuar nga Kongresi amerikan, i cili në vitin 2020 miratoi një ligj për të kufizuar kompetencat e drejtorit ekzekutiv.

Përveç Zërit të Amerikës, Agjencia Amerikane për Media Globale financon gjithashtu Radion Evropa e Lirë dhe Radio Azia e Lirë.

Me një buxhet prej rreth 270 milionë dollarësh dhe mbi 2000 të punësuar, kjo organizatë transmeton programe në 49 gjuhë dhe arrin një audiencë javore prej më shumë se 361 milionë njerëzish.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI