Flash

Tirana ndal Egnatian, por VAR i heq penalltinë e fitores: plasin polemikat

Lapsi.al 15 March 2025
Tirana ndal Egnatian, por VAR i heq penalltinë e fitores: plasin polemikat

Egnatia dhe Tirana u ndanë në një barazim 1-1 në stadiumin e Rrogozhinës, në një ndeshje të luftuar, të tensionuar dhe me polemika, që nuk i shërben plotësisht asnjërës prej skuadrave. Ish-mbrojtësi i Partizanit Sota ndjeu aromë derbi dhe zhbllokoi ndeshjen, por Soler barazoi rezultatin. Dy skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë, pas kartonëve të kuq për Ujkën e Veran, por polemikat plasën në fund kur VAR anulon penalltinë në favor të bardhebluve.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5bb192b0a2.mp4"][/video]

SOLER I PËRGJIGJET SOTËS

Pjesa e parë nisi me një lojë të ashpër dhe të çrregullt, ku rastet për gol erdhën kryesisht nga episode të rastësishme. Të parët që gjetën rrjetën ishin vendasit, në minutën e 36-të, kur pas një goditjeje këndi, topi përfundoi te Sota në shtyllën e dytë dhe ky i fundit nuk e fali. Tirana reagoi në fundin e pjesës së parë dhe në minutën e 45’+5’, pas një rivënie anësore, Soler e devijoi topin në rrjetë për 1-1.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5be379ad6c.mp4"][/video]

TENSION E KARTONË TË KUQ

Në pjesën e dytë, ritmi mbeti i lartë, me të dyja skuadrat që tentuan të marrin avantazhin. Ujka provoi nga distanca në minutën e 53', ndërsa Zejnullai gaboi në një rast të mirë në minutën e 60'. Ndeshja mori një kthesë tjetër në minutën e 73', kur Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të dytë me të verdhë për Ujkën. Balancat u barazuan në minutën e 86', kur Vera u ndëshkua me të kuq për Tiranën. "Sot ishte një dëshirë shumë e madhe për ta fituar ndeshjen nga lojtarët - shpjegoi tekniku i Egnatias Edlir Tetova -, Duhet të kemi një vazhdimësi për mbrojtjen e titullit. Vetem pak shpejtësi në zbritjen e topit, Bakayoko nuk ka kapur asnjë top, por nuk ishte faji i tij. Operimin duhet ta bënin Ujka dhe Lushkja.”, u shpreh Tetova.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5c8e37551b.mp4"][/video]

EPISODI I POLEMIKAVE

Minutat e fundit sollën polemikat më të mëdha. Në minutën e 87', gjyqtari Xhaja akordoi një penallti për bardheblutë pas një kontakti mes Uotrlait dhe Ernestit, por ndërhyrja e VAR-it e detyroi të rishikonte episodin dhe ta anulonte vendimin. "Në situatën ku jemi - tha tekniku i bardhebluve Shkëmbi -, s’jemi të kënaqur me pikët. Por për çunat, mendoj se kanë bërë maksimumin në mënyrën si po luajnë dhe çfarë po japin. Sot mund të kishin bërë diçka më mirë, por ndeshja me Vllazninë dhe kjo e sotmja, ka një rënie të gjendjes fizike, është normale.

Lexo më tej: Nasr bën "qejf" në Shkodër: Skënderbeu i vendit të fundit po i mund të gjithë

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67d5cb0c1f86e.mp4"][/video]

Në fund, barazimi 1-1 nuk kënaq asnjërën prej skuadrave. Egnatia mbetet në garë për objektivat e saj, ndërsa Tirana zbret në zonën e ftohtë të renditjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI