Flash

Rriten tensionet në Serbi/ Makina përplaset me protestuesit në Beograd, 3 të plagosur

Lapsi.al 15 March 2025
Rriten tensionet në Serbi/ Makina përplaset me protestuesit në

Situata është tensionuar në Bulevardin 'Mbreti Aleksandar', afër parlamentit të Serbisë, ku turma të mëdha njerëzish janë mbledhur për të vijuar protestat që kanë përfshirë vendin muajt e fundit. Tre persona u plagosën të shtunën në mëngjes kur një makinë u përplas me protestuesit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Serbisë, policia arrestoi shoferin 50-vjeçar i cili dyshohet se i bëri rezistencë arrestimit.

“Personat që u goditën në zonën e Belë Vodës ishin dy gra dhe një i ri , të cilët janë kontrolluar në urgjencë. Pas diagnostikimit të plotë janë konstatuar lëndime të lehta trupore”. njoftoi zyra e shtypit e ministrisë, duke theksuar se po vijon bashkëpunimi me prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur duke mbajtur flamuj të fakulteteve nëpër duar, flamuj të Serbisë, dhe simbole. Studentët dhe qytetarët që protestojnë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI