Flash

Qytetarët mbushin sheshet e kryeqytetit, protesta më e madhe në historinë e vendit

Lapsi.al 15 March 2025
Qytetarët mbushin sheshet e kryeqytetit, protesta më e madhe në
Në Serbi ka nisur një nga protestat më masive të organizuar nga studentët mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit. Qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit të shoqëruar nga pankartat, zhurmat e bilbilave dhe vuvuzelave. Në qendër të Bogradit është parë edhe një simbolikë me Kalin e Trojës me rrota, 3.5 metra të gjatë, e krijuar nga studentët e Arteve. https://www.youtube.com/watch?v=6gtDWCx6J4Q

*LIVE PROTESTA NË SERBI

  Studentët kanë bllokuar tri rrugë: Bulevardi Kralja Aleksandra, Deçanska dhe Kralja Milana, duke mos lejuar qytetarët që të afrohen në Kuvendin e Serbisë që nga ora 15:00. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp një ditë më parë dhe tha se shteti “do të ndërmarrë të gjitha masat” për të siguruar paqe dhe paralajmëroi arrestimin e atyre që shkaktojnë incidente. Protesta e sotme shihet si më problematikja dhe një test i vërtetë për pushtetin e Vuçiç. Vuçiç, i cili ka dominuar politikën serbe që kur u bë kryeministër në 2014 dhe më pas president në 2017, tha se demonstruesit nuk do ta detyronin kurrë të tërhiqej. “Do të duhet të më vrisni nëse doni të më zëvendësoni,” tha ai. Presidenti serb duket se po përballet me probleme edhe në radhët e forcave të rendit. Mediat serbe raportojnë se një numër efektivesh kanë refuzuar të jenë në protestë, ndërsa të tjerë kanë deklaruar se nuk do të konfrontohen fizikisht me qytetarët. Autoritetet janë përballur me protesta thuajse ditore që nga nëntori i kaluar kur një çati e stacionit u shemb duke vrarë 14 vetë në Novi Sad, qyteti i dytë i Serbisë. Shumë fajësuan korrupsionin e shfrenuar për katastrofën në stacion, të cilin Vuçiç e kishte inauguruar në vitin 2022 pas rinovimeve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI