Flash

Mbyllja e platformës TikTok/ Sot protesta e opozitës në Tiranë

Lapsi.al 15 March 2025
Mbyllja e platformës TikTok/ Sot protesta e opozitës në

Opozita ka kërkuar 2 orë leje për protestën e ditës së shtunë, sot, kundër mbylljes së platformës TikTok, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Këtë protestë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi fill pas vendimit të qeverisë për mbylljen e plaftormës duke ftuar që të marrin pjesë në veçanti të rinjtë.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohen të gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha pasditen e djeshme ka bërë një postim në rrjetet sociale që lidhet me protestën kundër mbylljes së platformës TikTok. Berisha ka postuar një imazh ku shkruhet "Ky ishte një post, por Edi Rama e ka censuruar!" Ai shton se kur jala e lirë kërcënohet, heshtja nuk është përkufizimi. Gjithashtu Berisha i bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI