Flash

'Made in Albania'/Berisha: Shqipëria do kthehet në prodhuese e eskportuese e fuqishme

Lapsi.al 15 March 2025
'Made in Albania'/Berisha: Shqipëria do kthehet në prodhuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Partia Demokratike ka një objektiv madhor 'Made in Albania'. Kryedemokrati ka prezantuar një program ambicioz për të transformuar Shqipërinë në një qendër prodhimi dhe eksporti të fuqishëm. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ky objektiv synon krijimin e zonave më të lira ekonomike, industriale dhe nje çmim disa herë më të ulët se sot të energjisë për bisneset.

Kreu i PD-së shtoi më tej se do të bëhet gjithçka që të transformohet kjo markë në një markë të njohur dhe krenarie për shqiptarët, duke bërë të mundur dhe tërheqjen e kompanive më të mëdha. Berisha tha se këto premtime i bazon në rezultatet e mandatit të tij gjatë viteve 2005-2013, dhe të njëjtën gjë do bëjë dhe në këtë mandat.

BERISHA:

"Objektiv madhor kemi ‘Made in Albania’, kjo arrihet me zona të lira ekonomike e industriale dhe ulje çmimi energjie. Programi ynë ka për objektiv më madhor ‘Made in Albania’ dhe kur e them këtë kam parasysh prodhimin industrial në të gjitha llojet e industrisë, të lehtë, të rëndë etj. Unë ju garantoj se do të bëhet gjithçka që Shqipëria të shndërrohet në një prodhues të fuqishëm, eksportues të fuqishëm.

Krijimi i zonave të lira ekonomike, krijimi i zonave industriale, kuadri fiskal më i favorshmi në Europë, energjia me çmimin më të leversishëm, me një çmim tre herë më të ulët se sa sot për bizneset, janë disa nga kushtet që do ta bëjnë Shqipërinë vendin më tërheqës në rajon për të investuar në uzina dhe fabrika, të industrisë së lehtë dhe të rëndë. Do të bëjmë gjithçka që prodhimet minerale shqiptare, të marrin përpunimin më të thellë se të eksportohen si mallra përfundimtare. Do të bëjmë gjithçka për tërheqjen e kompanive më të mëdha në Shqipëri. Pra ‘Made in Albania’ e kemi shpallur, do të jetë sinonim i krenarisë shqiptare.

Ku e bazojnë ne këtë premtim? Ne e bazojmë këtë premtim sepse në vitet 2005-2013, arritëm ndër të tjera, dy arritje shumë të mëdha. Së pari eksportet u rritën me 320%, dhe mandatin e dytë investimet e huaja u rritën me 300-400% përqind. Pra ne krijuam faktikisht të gjitha premisat e Shqipërisë së prodhimit. Ajo që ne bëmë me aq përkushtim, ajo u zhbë sot dhe keni shumë të drejtë ju. Sot ka tre vite, 6 semestra që prodhimi bie nga viti në vit. Vetëm nga viti 2023-2024 eksportet ranë me 32%. Pra nëse mund ta sintezonim në një moto ‘Made in Albania’ do të jetë prodhim, prodhim, prodhim." tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI