Flash

Laborator droge në Tiranë/ Arrestohet 30-vjeçari

Lapsi.al 15 March 2025
Laborator droge në Tiranë/ Arrestohet 30-vjeçari

Në një operacion të zhvilluar në Tiranë, Policia ka zbuluar një banesë që shërbente për përgatitjen dhe ndarjen në doza lëndëve narkotike. Autoritetet e rendit kanë arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, 30-vjeçarin me iniciale S. R., i cili dyshohet të ketë organizuar këtë aktivitet kriminal.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, Policia ka sekuestruar 1 kilogram e 276 gram kanabis, kokainë dhe një peshores elektronike, të cilat u morën si prova materiale për hetimet e mëtejshme. Përveç lëndëve narkotike, janë gjetur edhe mjete që përdoren për përgatitjen e dozave të drogës.

Në një njoftim për mediat, Policia ka bërë të ditur se operacioni vazhdon, dhe ata po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, që mund të kenë qenë pjesë e rrjetit të shpërndarjes së drogës.

Hetimet janë në vazhdimësi dhe autoritetet janë angazhuar për të çmontuar plotësisht këtë aktivitet të paligjshëm.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI