Flash

Kuvend të hënën, zgjidhen 11 anëtarët dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH

Lapsi.al 15 March 2025
Kuvend të hënën, zgjidhen 11 anëtarët dhe kryetari i

Këtë të hënë, 17 mars, Kuvendi do të mblidhet për një tjetër seancë maratonë, ku në rend dite janë 25 pika për diskutim. Në to bien në sy dhe kanë më shumë interes përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan këtë javë te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.

Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars 2 emrat kandidatë: Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH. Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.

Gjithashtu në rend ditë është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri. Po të hënën do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve. Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI