Flash

Kundër mbylljes së TikTok/ Protestuesi: Nuk jemi petalet e trëndafilit socialist

Lapsi.al 15 March 2025
Kundër mbylljes së TikTok/ Protestuesi: Nuk jemi petalet e

Partia Demokratike po zhvillon pasditen e kësaj të shtune protestën e thirrur për mbylljen e aplikacionit TikTok. Protesta ka nisur në orën 19:00 para kryeministrisë.

Të rinjtë demokratë po udhëheqin protestën sot duke mbajtur dhe fjalime. Një prej tyre ka ironizuar edhe fjalimet e mbajtura nga të rinjtë socialistë në Kuvendin Rinor të PS.

Berberi: Ne nuk jemi petalet e trëndafilit socialist, jemi qytetarë të fjalës së lirë. Edvin Rama ti deri më 12 maj ti mund të mbyllësh çfarëdo rrjeti social, por ki parasysh që kur të mbyllësh tiktokun në fund do të marrësh noc rrokun. Kur të mbyllësh tiktokun në fund do të biesh në kënetë. Në fund do të haj bufi i kënetës si një zvarranik pa shtyllë kurrizore që e vetmja gjë që di të bësh është falli që hedh te kafenetë e lagjes. 

Qytetarët mbajnë në duar pankarta para kryeministrisë, ku shkruhet "E çove dhe Tik-Tok-un në emigracion", "Martinin e vrau qeveria jo TikToku", "Kundër censurës" etj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI