Flash

Kandidatja e PS në Vlorë: Me Ramën jam njohur nga debati në telefon pas përmbytjeve

Lapsi.al 15 March 2025
Kandidatja e PS në Vlorë: Me Ramën jam njohur nga debati në

Erjona Ismaili, kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ka rrëfyer mënyrën se si e ka njohur kryeministrin Edi Rama, në kushte të tensionuara.

Gjatë një interviste në podkastin "Flasim", Rama e pyeti Ismailin për njohjen e tyre. Ismaili e shpjegoi se takimi i tyre ka ndodhur pas përmbytjes së Vlorës, kur një nga shtëpitë e saj ishte përmbytur për të dytën herë, pas dhjetë vjetësh.

Rama: Më thuaj si jemi njohur bashkë ?

Ismaili: Ne bashkë jemi njohur duke u zënë. Ditën e nesërme të përmbytjes së Vlorës. Një nga shtëpitë e përmbytura ishte shtëpia ime – për të dytën herë, pas dhjetë vitesh. Herën e parë, sherri nuk arriti deri tek ju, por herën e dytë, po.

Ju kam nisur një mesazh, bashkë me një telefonatë, jo shumë korrekte nga ana ime. Pastaj më morët ju në telefon.

E kam menduar se biseda do të ishte më e qetë sesa ishte… derisa më bëtë pyetjen e parë: “A e ke shtëpinë e siguruar?” Edhe unë thashë: “Sigalin e di vetë!” dhe biseda zgjati 13 minuta sherr.

Rama: Fjalia që mua më nguli në mendje ishte: “Tjetër thoni dhe tjetër na bëni. Dhe kur vjen puna këtu, të njëjtët njerëz, po kjo histori… dhe askush nuk do të dijë se kush ka merita dhe kush nuk ka merita.” Kjo ishte fjalia që më ngeli në mendje. Në mendje të ngelin ato që të dhëmbin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI