Flash

FOTO/Me pankarta dhe brohoritma, qindra mijëra njerëz “pushtojnë” qendrën e Beogradit

Lapsi.al 15 March 2025
FOTO/Me pankarta dhe brohoritma, qindra mijëra njerëz

Qindra mijëra njerëz kanë “pushtuar” pasditen e së shtunës kryeqytetin serb kundër qeverisë së Aleksandër Vuçiç, në një nga protestat më të mëdha në dekada në vend. Protestuesit kërkojnë llogari për tragjedinë e ndodhur vitin e kaluar, kur një tendë stacioni trenash në Novi Sad u shemb, duke lënë të vdekur 15 persona.

Mijëra persona janë vendosur në qendër të Beogradit, pranë Kuvendit, me pankarta në duar dhe duke brohoritur. Studentë dhe qytetarë janë mbledhur në pesë lokacione të qytetit nga janë nisur të gjithë së bashku protestën. Protesta masive nuk do të përfundojë pa plotësimin e kërkesave të studentëve, kjo e deklaruar nga vetë përfaqësuesit e tyre.

“Zëri juaj vlen, le të dëgjohet. Le të ngulmojmë në luftën për studentët, fermerët, mjekët, edukatorët, gazetarët, aktorët, artistët dhe qytetarët e tjerë. Nata është më e errët para agimit. Derisa të plotësohen kërkesat këtu jemi.”, tha një përfaqësues i studentëve në një tubim në Slavija në Beograd.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI