Flash

Zbardhen detaje nga shpërthimi në Lezhë, kamerat fiksuan një person të maskuar

Lapsi.al 14 March 2025
Zbardhen detaje nga shpërthimi në Lezhë, kamerat fiksuan një

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol gjatë natës në lokalin ‘Amigo’ në Lezhë. Siç raportohet lokali është në pronësi të 47-vjeçarit, Ilir Markvukaj. Prej vitesh Markvukaj operon me disa biznese në Lezhë, si palestër, bar-kafe dhe së fundmi një fermë me kafshë.

Gjithashtu bëhet e ditur se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një person i veshur me kapuç afrohet dhe vendos lëndën plasëse, më pas largohet. Nga kamerat dallohet të ketë qenë në këmbë autori, por ende nuk është e qartë nëse ka mbërritur më parapara me makinë në vendin e ngjarjes pasi në lagje është bllok pallatesh ku ka dhe biznese dhe lëvizin shumë automjete.

“Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit I. M., 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

Nesër protesta masive "zbarkon" në Beograd

Kuvendi i Serbisë ka njoftuar ditën e sotme se për arsye sigurie, ndërtesat e Kuvendit Popullor do të mbyllen nga sot deri të hënën, në mënyrë që të bëjnë gjith...

09:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI