Flash

Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma për t'u bërë

Lapsi.al 14 March 2025
Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma për

Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian, Marta Kos ka vijuar ditën e sotme axhendën e saj në Shqipëri. Kos ka udhëtuar në Elbasan për axhëndën e radhës ndërsa ka folur para gazetarëve. Ajo u shpreh se Shqipëria ka ecur me reformat, por sipas saj vendi ynë ka ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e BE. Sipas saj nëse Shqipëria ecën me këto ritme gjithçka do përfundojë në 2027.

“Unë pata mundësinë që të takohesha me aktorë politikë, mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, po ka ende shumë punë dhe reforma për të bërë. Por në rast se ecet me ritmin që ka qenë deri tani, atëherë patjetër që do të përfundohet gjithçka në 2027.

Dua të përgëzoj qytetarët shqiptarët për gjithçka që kanë arritur. Duke vijuar me këtë ritëm pune dhe me atë pasion shpresoj që së shpejti BE të mos jetë me 27 shtete, por me 28 vende kur Shqipëria të bëhet shtet anëtar”, tha Kos.

Ajo gjithashtu ka uruar shqiptarët për Ditën e Verës. Kos ka vendosur dy verore një për vendin tonë dhe BE-në.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI