Flash

Mario Përlleshaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Lapsi.al 14 March 2025
Mario Përlleshaj kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Avokati i Mario Përlleshajt, autorit të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për tu liruar nga burgu.

Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi më 10 shkurt kërkesën e Përlleshajt për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg". Ndaj 14-vjeçarit rëndon akuza e "Vrasje në rrethana cilësuese", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Përlleshaj mbahet te burgu i të miturve në Kavajë. Sipas Kodit Penal për këtë vepër dënimi varion nga 20 vite deri në burgim të përjetshëm, por për shkak të moshës së mitur të autorit, maksimumi i dënimit për të është 12 vite burgim.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.

Të këshilluara

Nesër protesta masive "zbarkon" në Beograd

Kuvendi i Serbisë ka njoftuar ditën e sotme se për arsye sigurie, ndërtesat e Kuvendit Popullor do të mbyllen nga sot deri të hënën, në mënyrë që të bëjnë gjith...

09:08

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI